• |
ide | kryesore

Lu: Saimir Tahiri të gjykohet sipas provave, jo sipas presionit politik

Lajme, Të fundit



Donald Lu deklaroi mbrëmjen e sotme se rasti i Saimir Tahirit duhet të gjykohet nga një gjykatës që ka kaluar vettingun dhe ndaj të cilit nuk ushtrohet presion politik.

Sipas ambasadorit amerikan, provat e dala në media për iplikimin e dyshuar të ish-ministrit në trafikun e drogës, janë tepër të rënda për tu anashkaluar nga forca e politikës.

“Rasti Tahiri? Qeveria e SHBA beson se kjo çështje është mjaftueshëm e rëndësishme sa meriton të vendoset në gjykatë nga një gjykatës që ka kaluar vetingun, sipas provave, dhe jo sipas presionit politik.” – u shpreh Donald Lu në emisionin “Real Story”.

Ambasadori amerikan në ikje foli dhe për kanabizimin e vendit duke theksuar se mbjellja e lëndëve narkotike në Shqipëri është bërë më “bekimin” e politikanëve.

“Ajo që nuk është përfunduar është kapja e njerëzve që mbollën kanabisin. Dhe unë mund të them se disa prej tyre janë kriminelë të zakonshëm, disa prej tyre janë kriminelë të mbrojtur nga politika.” – u shpreh Donald Lu.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *