• |
ide | kryesore

Busquets rinovon me Barcelonën, klauzola e mesfushorit është çmenduri më vete

Sport



Barcelona vlerëson Sergio Busquets me cmimin e besnikërisë. Prej 10 vjetësh një kolonë e mesfushës katalanase, për mesfushorin vjen edhe rinovimi me një kontratë të re deri në 2023, me një klauzolë të zgjidhjes së kontratës që ndalon cdo tentativë të interesuari.

Lajmi qarkullonte prej ditësh, por zyrtarizimi është bërë përmes faqes zyrtare të Barcelonës. Spanjolli do të jetë i lidhur me katalanasit deri 35 vjec. E ashtu si kampionët e tjerë të spanjollëve Xavi e Iniesta, duke përjashtuar ndonjë zhvillim të papritur, ai do ta kalojë gjithë karrierën me fanellën blaugrana.

E duke qenë se mesfushori është shumë i kërkuar dhe klubet e mëdha do të mundoheshin tia shkëpusnin me cdo kusht Barcelonës, drejtuesit katalanas kanë vendosur që me firmën në kontratë të shtohet edhe kluazola e zgjidhjes së kontratës. Nga 200 milionë që ishte, tani për të thyer kontratën e Busquets duhen 500 milionë euro, duke u bashkuar me Umtiti, Piquè e Sergi Roberto, që lirohen vetëm me këtë shumë. Një shifër që duket absurde, por duke parë si ndodhi me Neymar, kur 222 milionë nuk mjaftuan për të mbajtur larg Paris Saint-Germain, më mirë të jesh i sigurtë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *