• |
ide | kryesore

Jeta në shtëpinë Crouch: “Gruas time nuk i pëlqen futbolli dhe ndonjëherë përpara ndeshjeve…”

Sport



Si një lumë gati të dalë nga shtrati. Ky është tani Peter Crouch, i cili që nga momenti që doli libri i tij filloi të tregojë për veten dhe duket se nuk do të ndalet. Kështu, pas anekdotave rreth gruas së Xabi Alonso dhe Gerrard të maskuar si një plak, ka bërë publike edhe disa aspekte disi personale. Pasionet, hobin e madje edhe familjen. Pas vitesh fejesë, Crouch në vitin 2011 u martua me të mrekullueshmen Abbey Clancy. Çifti klasik i futbollistit dhe modeles? Mjaftueshëm, me shumë klishe për të konfirmuar: gruaja e sulmuesit të Stoke City nuk kupton asgjë nga futbolli.

Dhe nga ajo që bashkëshorti i Abbey ka rrëfyer për Guardian, duket se futbolli nuk i intereson aspak, edhe kur në fushë … është vetë Crouch. “Në shtëpi nuk flasim për futboll, mund të shkëputem shumë lehtësisht. Gjithashtu sepse Abbey nuk i pëlqen futbolli dhe nuk di asgjë rreth tij. Përkundrazi, ndonjëherë më telefonon dhjetë minuta para fillimit të ndeshjes për të ditur se ku jam”. Nuk është ekzaktësisht një shenjë e interesit për jetën profesionale të Crouch. Por ky i fundit ësht i lumtur kështu. “Mbaroj stërvitjen dhe shkoj në shtëpi dhe të marr djalin nga shkollë. Jam më shumë i përfshirë në aktivitetet familjare, shumë më tepër se kur isha gjithmonë në lëvizje”.

Për Crouch, futbolli vazhdon të dhurojë kënaqësi dhe shumë madje, veçanërisht tani që arrin të menaxhojë në perfeksion angazhimet sportive dhe familjare. “Nuk e shoh punën time si punë, ndihem me shumë fat që në moshën 37-vjeçare mund të bëj ende atë që kam dashur gjithmonë. Është me të vërtetë një ëndërr”. Dhe ndryshe nga disa ish-shokë si Gerrard “i cili kurrë nuk del”, ish-sulmuesi i “Tre Luanëve” i lejon vetes disa shpërqendrime. “Më pëlqejnë birrat e huaja, shkojmë në shumë koncerte dhe më pëlqen të luaj golf”. Por, çdo javë, kur Stoke City zbret në fushë, bomberi është atje. Edhe nëse Abbey nuk ka as idenë më të vogël të vendndodhjes së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *