• |
ide | kryesore

Partizani kryeson Superioren në vitin me më pak shpenzime

F1, Sport



Partizani nuk është ndalur dhe pas derbit merr një tjetër rezultat të rëndësishëm në harkun e katërt ditëve. Kundër Teutës nuk ishte një ndeshje e thjeshtë, por të kuqtë e Skënder Gegës kanë dominuar 3-0 në Selman Stërmasi me dy gola të Asanit dhe një të Mensah.
16 pikë dhe kryesimi i Superiores, në pritje të përballjes direkte me Kukësin në javën e 8 të kampionatit.

Një fakt është evident, se të kuqtë janë kthyer në faktor në vitin me më pak shpenzime në merakto. Pasi kishin investuar në menxhimin italian dhe ardhjen e lojtarëve të huaj apo afrimit në organikë të lojtarit më të paguar në Shqipëri, Edgar Çani, Partizani ka kryer një merkato të kujdesshme në këtë verë, madje duke gjetur kundërshtinë e tifozëve dhe specialistëve të futbollit, për mënyrën se si po punohej në merakto.

Meritë të madhe ka sigurisht edhe Skënder Gega, që e ka vënë të gjithë mekanizmin në funksion me përjashtim të Hebajt, lojtarit të talentuar, që ende nuk po bën diferencën në qendër të sulmit kryeqytetas. Edhe ndaj Teutës, shkodrani nuk arriti të shënojë, por luajtu një rol të rëndësishëm si rifinitor.

Teuta mori humbjen e 3 në katër javët e fundit, duke rrezikuar tashmë pankinën e Blendi Shkëmbit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *