• |
ide | kryesore

Forcat speciale rrethojnë shtëpinë e Xhisiela Malokut (FOTO)

Lajme, Të fundit



Pas shpërthimit të tritolit në shtëpinë e Xhisiela Malokut natën e së dielës, 25 vjeçarja dhe familja e saj është marrë në mbrojtje nga policia. Shtëpia në Larushk të Krujës po ruhet nga një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, për të parandaluar çdo kërcënim të mundshëm apo ngjarje si ajo e një nate më parë, kur një sasi tritoli shpërtheu në shtëpinë e gjyshit të Xhisiela Malokut.

Gjithsesi vetë Xhisiela Maloku ka treguar se nuk ka besim tek policia, sesa ka te fisi Rraja. Gjatë një interviste që dha pas shpërthimit të tritolit, ajo tregoi se njeriu i parë që kishte marrë në telefon ishte Ramazan Rraja, kushëri me ish të dashurin e saj Rexhepin.

Ramazan Rraja kishte qenë para policisë në vendngjarje dhe më pas ishte larguar, siç tregoi 25 vjeçarja, që ka preferuar të jetë në rregull më parë me Rrajat pastaj me policinë, për çfarëdo versioni që mund të kishte prokuroria apo që mund të diskutohej në media për shpërthimin e tritolit.



3 Comments

  1. Nuk është çudi që “çunat e Taos” të kenë instruktuar kushëririn e dhunuesit që në marëveshje me Xhisielën të hedhin një shashkë në oborin e saj, për të shukuar mandej me akuzën se këtë e paska bërë Partia Demokratike, për tu hakmarë me këtë vajzë qe e dredh të vërtetën sipas dajakut.
    Do të thotë dikush se këto janë fantazira !
    Po pse a nuk e filluan komunistët me këtë mënyrë qeverisjen e tyre që në vitet 40 ?
    A nuk u sajua “bomba” e hedhur në ambasadën sovjetike për të akuzuar, pushkatuae, burgosur e internuar ajkën intelektuale e patriotike të Shqipërisë ?

  2. …vetë Xhisiela Maloku ka treguar se nuk ka besim tek policia, sesa ka te fisi Rraja.

    Po normale, pjestaret e fisit Dajaku hyne e dalin ne komisariat si ne shtepine e tyre, madje i kanosen edhe nenkomisarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *