• |
ide | kryesore

Charlize Theron tregon frikën më të madhe gjatë xhirimeve

Paparazzi, Slider



Në një intervistë të dhënë për “Access” fituesja e çmimit “Oscar” rrëfeu se frika e saj më e madhe është se mund ta pushojnë nga puna.

“Sa herë jam në xhirime them me vete, o Zot ata do ta kuptojnë se kjo është një gënjeshtër dhe unë jam një aktore e tmerrshme. Koha e vetme kur ndihem mirë është pasi filmi përfundon” ,-tha ajo. Theron gjithashtu shtoi se ka shumë komplekse dhe pasiguri si femër sidomos për faktin se në industri femrat paguhen më pak se meshkujt dhe shpeshherë ka frikë ta ngrejë zërin për të kërkuar më shumë para.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *