• |
ide | kryesore

Formula 1/ Triumfi i parë pas 5 vjetësh i Raikkonen prish festën e Hamilton

Sport



Kimi Raikkonen fiton Cmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kthehet në shkallën më të lartë të podiumit pas 5 vjetësh e 113 GP thatësirë. Garë perfekte e finlandezit, që i dhuron Ferrari një të dielë fantastike, pas një periudhe të errët. Vendi i tretë i Hamilton (pas Verstappen) detyron britanikun ta shtyjë festën e titullit, për shkak edhe të vendit të 4° të Vettel, që pasi bëri një rrotullim në fillim, u tregua i aftë të rikuperonte: 70 pikë i ndajnë tani dy pilotët.

“Iceman” në fund ia doli: tre gara nga lamtumira me Ferrari, Raikkonen arriti të marrë një fitore të jashtëzakonshme, e arritur me një nisje perfekte e më pas mbrojtur në një finale emocionuese. Një shpërthim krenarie për të e Ferrari, që pas një disa fundjavash të tmerrshme u kthye me forcë, duke i treguar të gjithëve efektet e ndryshimit në makinë. Fatkeqësisht botërori është një temë e mbyllur, krejt në duart e Hamilton, e mbi të gjitha kondicionuar nga gabimet në vazhdimësi të Vettel, që sikur të mos i mjaftonte penalizimi, edhe këtë garë e nisi me një rrotullim që e mbajti larg podiumit.

Lewis Hamilton tentoi të mbyllte cështjen titull që sot. Në xhiron e parafundit anglezi tentoi parakalimin që do ti dhuronte Botërorin, por Verstappen u mbrojt mirë, duke ruajtur pozicionet deri në flamurin me kuti. I jashtëzakonshëm hollandezi që u ngjit në podium në një garë ku startoi i 18. Hamilton është tashmë + 70 nga Vettel dhe për të triumfuar në Meksikë i mjafton edhe vendi i shtatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *