• |
ide | kryesore

Përse u largua nga gara e Këngës Magjike, Yll Limani

Paparazzi, Slider



Emri i tij u lakua në media për pjesëmarrjen në një nga festivalet shqiptare, “Kënga Magjike”.

Pak javë më parë u tha se Ylli Limani do të ishte pretendent për vendin e parë dhe se do të vinte me një baladë në këtë 20-vjetor të festivalit.

Por “Prive” raporton se këngëtari e ka anuluar pjesëmarrjen. Pas konsultimeve me menaxherin, Ylli ka vendosur të tërhiqet pasi pjesëmarrja mund ta penalizojë këngën, e cila ka rrezik të ‘digjet’ në mesin e një gare shumë të fortë me emra të njohur të skenës.

Këngëtari nuk ka bërë asnjë prononcim për këtë fakt, ndërsa vetëm pak orë më parë ka lajmëruar projektet e reja në Instagram.

Sidoqoftë nuk duhet t’i humbim shpresat pasi këngën, të zhanrit baladë do ta dëgjojmë shumë shpejt edhe pse jo nga skena e “Këngës Magjike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *