• |
ide | kryesore

Psg vendos rekordin absolut, 12 fitore radhazi …

Sport, Video



Paris Saint Germain hyn në histori dhe vendos rekordin absolut në Ligue 1: 12 fitore në 12 ndeshjet e para të kampionatit radhazi, të kompletuara me suksesin 2-1 kundër Lille. Askush më parë nuk ia kishte arritur dhe tani në Francë kampionati duket i mbyllur ende pa nisur mirë, për më tepër që suksesi erdhi kundër vendit të dytë.

Diferenca mes kryeqytetasve dhe Lille është 11 pikë dhe të mendosh që vinin edhe ata nga katër fitore radhazi. Decizive kanë qenë golat e shënuar nga Mbappé (69′) e Neymar (83′), që paralajmërojnë qartë Napolin në sfidën e të martës në Champions.

Pépé vetëm ngushtoi diferencën me 11 metërsh (93′), pa mundur ti heqë Paris Saint Germain kënaqsinë e vendosjes së një rekordi të ri në Europë: në të pesë kampionatet më të rëndësishëm të kontinentit askush nuk kishte mundur më parë të fitonte 12 ndeshjet e para të kampionatit, duke thyer kështu rekordin që mbahej nga Tottenham në vitin 1960.

https://www.youtube.com/watch?v=Y5jA4NmjitY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *