• |
ide | kryesore

Merkato e Kukësit varet nga Partizani: ja strategjia e Bluve për janarin

Sport



Fillimi i sezonit, me merkaton e limituar për shumë arsye, e bëri teknikun e Kukësit, Armando Cungu, të mos kishte në dipozicion armët që dëshironte. Nuk është se tekniku shkodran e ka theksuar vetëm një herë këtë cështje, por me janarin në prag gjërat mund të ndryshojnë.

Në në fakt, fitorja me Skënderbeun ishte nga ato që ndryshojnë objektiva, nga ato të afta të riformatojnë strategji, e që sjellin eufori në skuadër: vetëm se kaq nuk mjafton. Kukësi tani ka bindjen se mund të luajë i barabartë për titullin kampion me këdo kundërshtar, e nëse në merkaton e janarit verilindorët do të shkojnë në distancë të pranueshme me kreun e renditjes, atëherë merkato do të jetë e fuqishme.

Në këtë pikë, decisive do të jetë përplasja me Partizanin kryesues, që mund ta reduktojë diferencën në vetëm dy pikë në rast fitore të Bluve, ose ta shkëpusë skuadrën kryeqytetase me një 8 pikësh, të vështirë për ta menduar të rikuperueshëm në 19 javët që mbeten. Vetëm se Kukësi beson shumë se gjërat do të shkojnë në favor dhe për teknikun Armando Cungu, që fillimi i sezonit nuk i solli lojtarët që kishte kërkuar, janari mund ti plotësojë organikën, me lojtarët që tekniku ka kërkuar, e me të cilët drejtori sportiv, Nderim Nexhipi, është vënë në lëvizje personalisht.

Të zbulosh emra në këtë moment të kampionatit është praktikisht e pamundur, për më tepër që lëvizjet varen direkt nga superndeshja e javës së 17. Haris Harba është një lojtar më pak në organikë, duke mos justifikuar afrimin që ishte menduar për titullar, ndërsa Musolli nuk mund të jetë gati në formën e duhur përpara prillit.

Kështu, të parashikuara janë tre emra të fortë në cdo repart dhe sigurisht krijimi i alternativave për Cungun, që është goditur pak si shumë nga dëmtimet këtë sezon…por më parë se të imagjinojë skuadrën që do të ketë në dispozicion në janar, shkodrani duhet të fitojë të premten me Partizanin…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *