• |
ide | kryesore

Jona Spahiu tregon për shtatëzaninë,’3 muaj të vështirë,përfundova në spital’ (Video)

Paparazzi, Slider



Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë në shatator të këtij viti dhe solli në jetë djalin i saj Raiden.

Moderatorja ka treguar gjithë detajet nga shtatzënia e saj e parë, në një video të publikuar në kanalin e saj në “You tube”, e ndërtuar në formën e një interviste, ku pyetjet i ishin dërguar paraprakisht nga ndjekësit e saj në Instagram.

I pari që e dalloi se Jona Spahiu ishte në pritje të ëmbël, ishte bashkëshorti i saj Frenkli, në atë kohë i dashuri i saj.

Jona shprehet se ajo dhe Frenkli ishin në Paris dhe në kohën kur filluan simptomat e para.

“Jona je shtatzënë”- i tha partneri moderatores dhe sigurisht që ajo e mori me shaka, por shenjat ishin të tilla saqë edhe ajo vetw e kuptoi e diçka po i ndodhte trupit të saj.

“Kur erdha në Tiranë pastaj të vjellat u përkeqësuan, u bë disa ditë që unë thuajse nuk haja asgjë edhe përfundova në spital. Në spital u bënë analizat, familjarët erdhën të shqetësuar se çfarë i kishte ndodhur dhe më në fund morën lajmin që unë isha shtatzënë.

Jona thotë se një vajzë 24-vjeçare është e re për t’u bërë nënë dhe për të marrë përsipër përgjegjësi të reja por ajo thotë që ka përjetuar eksperienca që e vogël që e kanë pjekur në të jetë dhe që e kishin përgatitur për këtë gjë, veçanërisht kur njohu Frenklin për të cilin ishte i sigurt që do të ishte babai i fëmijëve së saj.

https://youtu.be/1u6pwzRMEo0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *