• |
ide | kryesore

Rama publikon draftin e deritanishëm me 8 pikat e studentëve, i fton të rinjtë për sugjerime të tjera

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, ka publikuar  në portalin “Shqipëria që duam” draftin e deritanishëm me tetë pikat e studentëve, duke i ftuar ata të kontribuojnë duke dhënë sugjerime. Rama po kërkon një dialog virtual me studentët në lidhje me kërkesat e tyre për universitetin.

 “Ja linku ku mund të merrni pjesë në distancë në Dialogun për Universitetin. Do të gjeni draftin e punës së deritanishme me 8 PIKAT dhe mund të kontribuoni për përmirësimin e tij. Faleminderit paraprakisht edhe për çdo opinion a sugjerim përtej 8 PIKAVE shqiperiaqeduam.al/kuvendimi”, shkruan kryeministri.

Disa grupe pune janë angazhuar prej kryeministrit për të krijuar një dokument të quajtur “Pakti për Universitetin”, shkruan Rama.

Në këtë dokument do të pasqyrohen problematikat e përgjithshme të Universitetit, por edhe ato të veçanta për secilin prej tyre.

Trajtimi i 8 pikave në draft deri më tani:

PIKA 1

● Tarifat të paguhen nga qeveria nga 100% deri në 50% me shkallëzim.

● 100% për studentët me mesatare 9 deri në 10, për studentët nga familje në ndihmë ekonomike, si edhe për të verbërit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë. Këto dy kategori mund të kenë edhe një bursë prej 100 USD.

● 75% për studentët me mesatare 8 deri në 9

● 50% për studentët me mesatare 6 deri në 8

(50% po ashtu me mesatare më të ulët se sa 6, por deri në fundvitin akademik 2019-2020. Kjo bëhet për një mundësi të barabartë në një start të ri dhe për këtë arsye asnjë student, pavarësisht mesatares, nuk do të paguajë më shumë se sa 50% të tarifës deri në vitin e ardhshëm akademik).

Skema e shkallëzimit meritokratik është ende në diskutim dhe të gjithë janë të ftuar të kontribuojnë me mendimin e tyre

Afati i zbatimit: Janar 2019

PIKA 2

● Të krijohet një faqe online, ku të publikohen të gjitha buxhetet dhe shpenzimet e Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë dhe çdo IAL-i publik. Faqja të shërbejë edhe si një platformë, për ekspozimin e akteve të korrupsionit apo të shkeljeve të çdo lloji në universitet.

Afati i zbatimit: Janar 2019

PIKA 3

● Çdokush që ka njohuri për një praktikë ndërkombëtare, ku pesha e votës së studentëve në zgjedhjet në universitet është siç kërkohet në këtë pikë, është i lutur ta bëjë publike. Momentalisht po punohet për ta adresuar këtë pikë, duke parë me detaje çështjen e përfaqësimit të studentëve në vendimmarrje, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.

Afati i vendimit: Janar 2019

PIKA 4

● Transparenca e titujve shkencorë është aktualisht një detyrim ligjor i Universitetit. Sidoqoftë po punohet për një propozim konkret si më poshtë, që meriton të diskutohet.

● Biblioteka Kombëtare të ngrejë një portal të unifikuar, ku të hidhen të gjitha doktoraturat.

Të digjitalizohen doktoraturat që janë në letër (hardcopy). Kontrolli antiplagjiaturë i tyre të kryhet nëpërmjet një softëare-i të posaçëm dhe të gjitha rastet e dyshuara t’i kthehen Komisioneve të Posaçme Universitare për rivlerësim.

● Ministria e Arsimit, Sportit e Rinisë nga ana e saj, të nisë Verifikimin e Kritereve të Ligjshmërisë për titujt akademikë.

Afati i fillimit të zbatimit: Mars 2019

PIKA 5

● Qeveria të shkarkojë të gjithë anëtarët e bordeve të emëruar nga MASR. Anëtarët e rinj të emërohen nëpërmjet një procesi të hapur, ku figura publike dhe ekspertë me profil të lartë, të zgjidhen rojtarë të interesit publik në administrimin e Universiteteve. Po hulumtohen praktikat më të mira ndërkombëtare për të parë mundësinë që njëri prej anëtarëve të vijë nga trupa studentore.

Afati i zbatimit: Shkurt 2019

PIKA 6

● Marrëveshja e nënshkruar në nëntor me Qendrën e Shërbimeve Arsimore Franceze, për ta bërë kartën tonë pjesë të European Student Card (ESC) është një bazë shumë e mirë për finalizimin e këtij procesi

Të miratohet VKM me shërbimet që do të ofrohen me çmim të reduktuar për studentët. Të fillojë procesi i pajisjes me Kartën e Studentit dhe të pajisen të gjithë studentët.

Afati i zbatimit: Shtator 2019

PIKA 7

● Të përfundojë procesi i blerjes dhe vënies në dispozicion të studentëve të Bibliotekës Universitare Digjitale. Të gjitha Universitetet në vend do të kenë akses në bibliotekën elektronike universitare, si dhe në databazën kombëtare të doktoraturave.

Afati i zbatimit: Mars 2019

PIKA 8

● Të nisë vlerësimi i performacës për çdo IAL në vend, ku elementët kyç do të jenë:

– Sondazhi Kombëtar i Studentëve për çdo pedagog, program mësimor; departament e fakultet;

– Vlerësimi i Produktit Kërkimor për çdo department, fakultet dhe IAL;

– Vlerësimi i jashtëm i cilësisë, në përputhje me ”Kodin e Cilësisë së Arsimit të Lartë”.

Afati i fillimit të zbatimit: Mars 2019

Shënim: Gjithë sa më lart është në fazën e diskutimeve në grupet e punës, të cilat mirëpresin çdo sugjerim. Ndërkohë, më poshtë çdo individ i interesuar, është i ftuar të kontribuojë me opinione, ide, sugjerime a kërkesa për Universitetin në tërësi dhe universitetin apo fakultetin e tij në veçanti.



4 Comments

  1. Ke frike Artist, se studentet do bojkotojne mesimmarrjen deri ne cfuqizimin e ligjit te zi per arsimin? Si do ti financosh fakut private o Artist?
    Si do te shperndash o Artist, 47 miliard leke bursa per femijet e kecaperce, biblotekareve apo te harribove?
    Me siguri o Artist e ke me qellm djallzore, Paktin per universitetet per cfare e don? Per te fut duart ne autonomi e me i kthy si shkolla e qenve dikur apo e sotmja e magjistratures?
    A e din o Artist, qe nje karton dipllome bacellor me kosto as 500 lek te vjetra ju shitet studenteve 20 mije lek, pa liste notash e pa program shkolle?
    A e din o Artist, qe nje program shkolle te fakut te infermierise, flete qe printohet nga kompjuteri ju shitet studenteve 60-70 mije lek ?
    Birselmani o Artist ku te qaj ma pare?

  2. Nje here Berisha dhe Nano po benin nje udhetim me me helikopter . Ne nje çast Berisha i thote Nanos po hedh100 euro nga helikopteri qe kush ta gjeje te na japi urata dhe keshtu na shkon rruga mbare . Nano i thote hidh dy 50 qe te na urojne dy vete dhe te na shkoje mbare edhe rruga e kthimit . Ju kthehet piloti , hidhuni vete te kenaqni nje popull te tere .

    Prandaj o Rama , nese do nje sygjerim , ik ti te shpetoje nje popull dhe nje komb i tere .

  3. Nje i derguar i perendise na merr ne nje testim dy nga mazhoranca dhe nje nga opozita .Nga mazhoranca zgjodhi Edvinin dhe Taulant Pallen,kurse nga opozita vetem Lulin.Dhe ju tha ;vetem nje pyetje per te tre-e shikoni ate -pemen-atje kush nga ju te tre e gjen se -femer apo mashkull eshte-e fion kete testim.Separi do pergjigjeni ju te mazhorances ai qe nuk e gjen do ulet ne rrenja e pemes.Ipari di pergjigjesh ti -Edvin-fole – nuk e gjej dot thote Edvini -mire ulu tek rrenja e pemes.Tani do pergjigjesh ti Taulant-femer-iu pergjiq Palla.Ulu dhe ti tek rrenjet e pemes.Tani u ulen qe te dy tek rrenjet ulur galic.Eke radhen ti Lulush i tha njeriu i perendise femer apo mashkull eshte pema .-mashkull-eshte o njeriu i perendise sepse ka dy tope tek rrenjet.Po ti analizosh ku eshte Luli nga formimi i intelegjences dhe ku skizofreni edvini dhe taulant palla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *