• |
ide | kryesore

Hamburger në Stamford Bridge: Hudson-Odoi, ylli 30 milionë stërlina i Chelsea, pastron fushën në një episod të cuditshëm

Sport



Callum Hudson-Odoi, talenti i shënjestruar nga gjigantët e Bundesligës, Bayern Mynih, është bërë protagonist i një zmbrapsje sulmi me hamburger gjatë ndeshjes së FA Cup mes Chelsea e Nottingham Forest.

Blutë kanë marrë një ofertë nga bavarezët për 18-vjecarin prej
£ 30 milionë. Hudson-Odoi ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratën me londinezët, por nuk është i interesuar të rinovojë dhe ka vendosur të largohet nga Stamford Bridge.

E në ndeshjen e të shtunës, të fundit me fanellën e Chelsea, ai do të kujtohet për momentin e cuditshëm kur ka larguar nga fusha një hamburger, përpara se Alvaro Morata të shënonte dy herë për ti siguruar Bluve një vend në Raundin e Katërt të kompeticionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *