• |
ide | kryesore

Tenis/ Gjest madhështor i Serena Willimas: “Mos qaj, bëre diçka …”

Sport



Që Serena Williams ishte një teniste e madhe kjo nuk vihej në diskutim, por pas ndeshjes së fundit në Australian Open, tenistja amerikane është shfaqur edhe si një njeri i madh. Gjest madhështor i ish-numrit 1 të renditjes botërore, pasi mposhti 6-2, 6-1 18 vjecaren ukrainase Dayana Yastremska, në raundin e tretë të Australian Open.

Ish-numri 1 në botë, që fitoi trofeun e parë Grand Slam në 1999, një vit pas lindjes së kundërshtares së saj, vrapoi menjëherë për ta ngushëlluar pasi adoleshentja ukrainase shpërtheu në lot pas humbjes. “Mos qaj, bëre dicka të jashtëzakonshme. Luajte në mënyrë fantastike” ishin fjalët e amerikanes për të inkurajuar.

Pas ruses Maria Sharapova tani edhe Willimas tregon klasin në aspektin human, sepse në fushat e tenisit kjo gjë që nuk I kishte munguar kurrë dy kampioneve të mëdha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *