• |
ide | kryesore

Lionel Richie i irrituar me paparacët pas arrestimit të djalit

Paparazzi, Slider



Djali i muzikantit, Lionel Richie, u ndalua nga policia të shtunën pasi i tha stafit të sigurisë së aeroportit se, kishte një bombë në çantën e tij të cilën do ta shpërthente në avion.

Lionel u fotografua për herë të parë pas lajmit të bujshëm të hënën. 69-vjeçari u shfaq i veshur “casual” me tuta sportive të zeza, ndërsa në dorë mbante telefonin e tij.

Në momentin që u pikas nga paparacët, duket se Lionel Richie u bezdis dhe nga imazhet kuptojmë se mund t’u ketë kërkuar atyre që të ndalojnë së fotografuari.

Sipas fotografëve, këngëtari i famshëm dukej i hutuar dhe arsyeja lidhet me incidentin që ndodhi me të birin.

Milos ‘Milo’ Brockman Richie, 24 vjeç, i cili është model, goditi gjithashtu një roje sigurie në Terminalin e 5-të të Aeroportit Heathrow në Londër, të shtunën në mëngjes.

Një dëshmitar okular tha se, Milo ishte zemëruar nga largimi me dhunë që iu bë nga terminali i aeroportit dhe kishte filluar të bërtiste se kishte në dorë një bombë, që do ta shpërthente nëse nuk e linin të hipte në aeroplan.

Milo është njëri nga dy fëmijët që këngëtari legjendar Lionel Richie që ka me balerinën Diane Alexander. Lionel ka edhe dy vajza Nicole dhe Sofia Richie.

Burimi: Daily Mail



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *