• |
ide | kryesore

Video/ Mrekullia e tetë e Solskjaer: Arsenal flaket nga FA Cup

F1, Sport, Video



Nuk ndalet Manchester United i frymëzuar ashtu si askush nuk e kishte imagjinuar nga tekniku Ole Gunnar Solskjaer. Që kur zëvendësoi Jose Mourinho në pankinën e Old Trafford, norvegjezi njeh vetëm fitore dhe ajo 1-3 në FA Cup kundër Arsenal është mrekullia e tetë e Baby Face Assasin.

Të gjithë të cliruar nga zinxhirët tek Djajtë e Kuq, që nga Romelo Lukaku që me portugezin rrezikoi të dilte një tjetër herë flop, e deri tek Alexis Sanchez që Special One nuk i gjeti kurrë vendin e duhur për ta përdorur. Pa përmendur armikun Martial. Për ironi të fatit, të gjithë shkuan në gol në Emirates, duke shkatërruar idetë e Unai Emery për të vazhduar më tej në këtë kompeticion.

Në fakt janë “Djajtë e Kuq” që kalojnë në rundin e pestë të kupës, me golin e ish-Topcinjve, Alexis Sanchez e Lingard, në tre minuta cmendurie kur prapavija e londinezëve u shthur nga dy asist të Lukaku, protagonist edhe në golin e tretë madje…

Arsenal ishte shumë i brishtë për të bërë rezistencën kundër një skuadre ultra ofensive të Solskjaer, megjithatë pas golit të Pierre-Emerick Aubameyang, në fundin e pjesës së parë, loja mund të merrte tjetër rrjedhë. Deri kur Lukaku nuk ndërmori një kundërsulm shkatërrimtar, ku pas grushtimit të portierit për Martial ishte fare e thjeshtë të mbyllte llogarinë.

Tani United duhet të mendojë për ndeshjen e ardhshme në Premier League. Në “Old Trafford” më 29 janar vjen Burnley, ndërsa Arsenal pret në shtëpi Cardiff City.



1 Comment

  1. Janë të frymëzuar nga Murinjo, nga urrejta që kanë për Murinjon, por që nuk ja zbehin dot meritat. Real Madrid fitoi 3 Champions direkt pas largimit të Murinjos por me ekipin e ndërtuar nga Murinjo, Chelsea fitoi titullin Premier League me Konten direkt pas largimit të Murinjos por me ekipi e ndërtuar nga Murinjo. Kjo është arësyeja pse Fiorentino Perez e kërkon prapë ke Reali sepse e ka të qartë që si do që të shkojnë punët, tek e fundit Murinjo do ndërtojë një ekip fitues për vitet në vijim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *