• |
ide | kryesore

Erë paqeje në Ballkan

1, 2, Ide

Rastet për të festuar zbrapsjen e nacionalizmave janë po aq të ralla sa edhe lajmet e mira që mbërrijnë nga Ballkani. Prandaj duhet të gëzohemi dyfish për votën e parlamentit të Athinës në 25 janar, në favor të marrëveshjes me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, që i hap rrugën e integrimit në komunitetin perendimor këtij vendi të vogël.

Dhjetë ditë pas parlamentit të Shkupit, deputetët grekë, me një shumicë të vogël, miratuan marrëveshjen e Prespës, të nënshkruar në qershor 2018, që vendosi emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”.
Që prej 1991, Greqia kundërshtonte që ky vend i vogël, i dalë pas shpërbërjes së Jugosllavisë, të mbante të njëjtin emërtim si njëra prej krahinave të saj.
Lavdërimet për këtë i takojnë kryeministrit grek Aleksis Cipras dhe homologut të tij Zoran Zajev.
Zoti Zaejv, u desh të përballej me kundërshtimin e presidentit të vendit të vet, George Ivanov, besnik i ish kryeministrit Gruevski, të dënuar për korrupsion dhe tashmë të strehuar në Hungari, nën kujdesin e kryeministrit Viktor Orban.

Z. Cipras pranoi të prishë koalicionin me partinë sovraniste të ministrit të tij të mbrojtjes, Panos Kammenos, që dha dorëheqjen disa ditë para votës në parlament.
Ai nuk u mbështet dot as tek partia e opozitës Demokracia e Re, që megjithëse drejtohet nga pro europiani, Qiriakos Micotaqis, qëndroi armiqësore ndaj marëveshjes.

Shkupi, diti nga ana e tij ti japë fund simboleve dhe fjalorit të Nikolla Gruevskit, po ashtu si dhe statujave të ndërtuara prej tij për Aleksandrin dhe Filipin e Maqedonisë.
Angzhimi i BE, ShBA dhe OKB-së ishte vendimtar për t’i çuar dy vendet drejt kompromisit, ndërkohë, që në sfond, Rusia u mundua të vendosë shkopinj nën rrota.
Perspektiva e antarësimit të afërm të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe ajo më e largëta e pranimit në BE, ishin shtysa themelore. Në shtator 2018, shumë drejtues europianë, morën rrugën e Shkupit për të mbështetur referendumin për ndryshimin emrit.

Lexo më tej:

Analiza/Ç’po ndodh në Maqedoni pas ndryshimit të emrit

Kjo mbështetje prodhoi një efekt pervers, atë të trysnisë nga lart. I shfrytëzuar nga konspiracionistët e të gjitha anëve, ky argument solli pjesmarrjen e ulët në votimin e bojkotuar nga opozita. Pas dështimit të konsultimit popullor, social –demokrati Zoran Zajev diti të përdorë të gjithë aftësitë e tij për të bindur dy të tretat e parlamentit që të votonin ndryshimin e emrit.

Tabloja nuk do të qe e plotë pa ironinë e mbështetjes që Anxhela Merkel i dha Aleksis Ciprasit, shefit të së majtës radikale, duke ditur që ai e kish luftuar fort kancelaren gjatë periudhës së konfliktit për zgjidhjen e borxhit grek.

Një koment nga këndveshtrimi grek: Maqedonia, detajet duan përgjigje

Duke marrë përsipër riskun e të shkuarit kundër një pjese të opinionit publik, vetëm pak muaj para zgjedhjeve legjislative, zoti Cipras ka forcuar staturën e tij prej burri shteti.

Editorial i Le monde në gazetën e së martës, 29 janar/ Përgatiti: Lapsi.al

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu