• |
ide | kryesore

Pas letrës nga babai, reagon Meghan Markle

Paparazzi, Slider



Meghan Markle ishte aq e mërzitur nga sulmet e përsëritura të babait të saj në media, saqë vendosi t’i shkruante një letër duke i kërkuar që t’i jepte fund sulmeve të tij publike ndaj saj.

Pesë miq të ngushtë të dukeshës, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar, deklaruan për “People” se Meghan i ka shkruar një letër të atit, Thomas Markle, menjëherë pas martesës së saj me Princin Harry.

“Unë kam një baba. Të lutem mjaft më viktimizove përmes mediave”-i shkroi ajo, pas intervistave negative që kishte dhënë ai lidhur me vajzën e tij.

Miqtë thonë se, Thomas Markle u përgjigj duke i kërkuar Meghan-it të bënin nje set fotografik sëbashku.

“Mendoj se ajo gjithmonë do të ndihet e shkatërruar nga ajo që ai i ka bërë i ati. Meghan është i njëjti person, pavarësisht se gjithçka rreth saj ka ndryshuar”- u shprehën miqtë e saj për “People”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *