• |
ide | kryesore

Sëbashku duke diskutuar, çfarë i bëri bashkë dy ish të dashurat e Stines

Paparazzi, Slider



Moderatorja e njohur, Roza Lati prej disa sezonesh është drejtuese e programit ‘Why Not’ në ‘Ora News’.

Edhe këtë të dielë, Roza ka premtuar surpriza, madje të ftuarën speciale e ka zbuluar pak minuta më parë. Bëhet fjalë për ish-bashkëshorten e Stines, këngëtaren Grazia. Krahas fotos me të moderatorja ka shkruar: “@stine_records shiko me kë jam! Këtë të Dielë…me @grazia__official Super puntatë… WHY NOT SHOW!”.

Ajo që vlen për t’u përmendur është se Roza Lati ka qenë në një marrëdhënie romantike me Stinen për një periudhë të gjatë shumë vite më parë, ndaj shumë njerëz do të habiteshin, por duke njohur natyrën e vërtetë dhe pa komplekse të saj, nuk mund të pritej diçka ndryshe. Ajo ka folur shpesh rreth kësaj lidhje duke pranuar se ruan marrëdhënie shumë të mira me këngëtarin. Po ashtu duket se Roza ka një raport mjaft miqësor edhe me ish-bashkëshorten e Stines.

Kujtojmë se këngëtari pranoi publikisht ndarjen nga Grazia disa javë më parë dhe deklaroi se miqësia mes tyre vazhdon të jetë e fortë dhe fakti që i lidh një fëmijë do i mbajë gjithmonë bashkë për të mirën e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *