• |
ide | kryesore

PSG coptohet para Manchester: Tuchel mbetet vetëm me Mbappe

Sport



Paris Saint Germain kthehet tek fitorja në kampionat, pas humbjes me Lione, por problemi i vërtetë është vigjilja e Champions League me Manchester United ku francezët rrezikojnë të shkojnë me mungesa të mëdha. Sikur të mos mjaftonte dëmtimi i Neymar që do të qendrojë 10 javë larg fushës së lojë, tekniku Tuchel humbet edhe Edinson Cavani dhe në zgjedhjet e para mund të prezantohet në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit me vetëm Kylian Mbappe.

Pas humbjes në Groupama Stadium të Lyon, e para në 21 ndeshje të kampionatit, Psg rikthehet në shinat e suksesit, duke likuiduar Bordeaux, me një penallti të Edinson Cavani, në minutën e 42′. Por nuk ishte e thënë që të ishte një mbrmëje e qetë parisiene, sepse sulmuesi uruguajan duhet të dalë nga loja për një dëmtim në gju. Natyrisht duhet vlerësuar në bazë të ekzaminimeve përkatëse, por përfaqëson një problem të madh, për të mos thënë fondamental për Tuchel, vetëm pak ditë nga sfida e Champions League në Old Trafford.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *