• |
ide | kryesore

Veliaj sërish kandidat për Tiranën? Flet për herë të parë Edi Rama

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë Asamblenë e PS-së së kryeqytetit. Mësohet se mbledhja është zhvilluar gjatë pasdites në Katedralen e Kishës Ortodokse. Sipas asaj që raporton Ora News, kryeministri Rama i ka bërë të ditur Asamblesë se nuk ka emër tjetër për Tiranën, përveç Erion Veliajt.

“A keni një emër tjetër për Tiranën, se unë nuk kam?”, mësohet se u është drejtuar Rama të pranishmëve. Edhe asambleja duket se ka mbështetur idenë e kryeministrit Rama pasi nuk ka propozuar emër tjetër.

Më pas kreu i qeverisë mësohet se ka shtuar: “Të gjithë kandidatët do ju nënshtrohen procedurave. Angazhim për 30 qershorin”. Në lidhje me situatën politike, ku opozita ka djegur mandatet Rama ka thënë se: “Zgjedhjet lokale do bëhen me ose pa ata”.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *