• |
ide | kryesore

Reklama e shpifur e Ramës në RAI

2, Ide

Në përpjekjet për të shpjeguar pjesën e tretë të emisionit “Porta a Porta”, të Bruno Vespës, mund të shërbejë statusi lakonik i Andi Bejtes, apo analiza e zgjeruar e Andi Bushatit. “O ‘Kadri’ ku je? Shef këtë Bruno Vespën dhe të merr një mall i madh për ‘Kadriun’ tamam sikur ke ngrënë ushqim në një resort all inclusive jashtë dhe sa kthehesh në Tiranë mezi pret t’i fusësh nje pulë me pilaf dhe ndërkohë të shohësh ‘kadrinj’ në TV”, shkruan shkurt Bejtja.

Ndërsa Bushati shpreh dyshimet që ai ishte një emision i sponsorizuar, që nuk ishte për qëllim të sillte të vërtetën. Sipas tij, ishte një përpjekje e Ramës për të neutralizuar rrezikun që i vjen nga mediat perëndimore, tani që ato po kërkojnë të vërtetën e asaj që ndodh në Shqipëri. Kështu, sipas Bushatit, Rama po mundohet të shmangë një disfatë ndërkombëtare të ngjashme me atë të kanabisit. Atëherë, megjithëse e fitoi betejën me opozitën, mediat vendase dhe ambasadorët e huaj në Shqipëri, e humbi me median ndërkombëtare, që pasqyroi me objektivitet ngjarjet.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Pse Edi Rama nxitoi drejt Rai-t (Një reagim ndaj Europës së dy shpejtësive)

Zhurma e mediave perëndimore, shkaktoi edhe reagimin e qeverive, që nuk mund ta injoronin më këtë problem. Kjo solli kryqëzimin e Ramës dhe e detyroi atë të reagonte njëfarësoj për të përmirësuar imazhin. Sot me atë imazh të plagosur, Kryeministri nxiton të shuajë zjarret që ndez media në çdo vend perëndimor, operacion ky që nuk kërkon vetëm energji, nuk kërkon vetëm impenjim, nuk kërkon vetëm përdorimin e ambasadave si zyra partiake, por edhe shumë para për të fituar hapësira mediatike dhe influence.

Prapaskenat e turit mediatik të Ramës në Romë

Turi i Ramës në Itali, ishte i suksesshëm në këtë këndvështrim. Ai përdori gjithë miqtë e tij të interesit apo biznesit për ta fituar luftën e propagandës edhe në Itali. Proporcioni i shfaqjes së tij më atë të shfaqjes së opozitës, flet vetë. Ndërkohë që bashkë me fitoren e një beteje të Ramës, pyetja që lind është, a janë mediat në Itali ende një filtër për komunikimin e politikës me publikun, apo ashtu si në Shqipëri apo në ERTV, janë vetëm transmetues të reklamës që paguhet më shtrenjtë? Nëse Rama flet që në Shqipëri ka 20 mijë investitorë italianë, ndërkohë që nuk janë as 10 për qind e kësaj shifre, pse nuk u vu përballë fakteve?

Nëse Rama flet për zhvillim ekonomik dhe përmirësim të klimës së biznesit, pse nuk u vu përballë raporteve të institucioneve ndërkombëtare financiare që flasin për polarizim dhe përkeqësim të klimës së biznesit? Nëse flet për pushtet legjitim, pse nuk u vu përballë provës për të shpjeguar blerjen e votes, që po faktohet me zbulimin e pjesëve të përgjimeve të strukura me frikë në Prokurori? Një grup i Porta a Porta, erdhi në Tiranë fundjavën që shkoi. Qeveria u kujdes që ata të orientoheshin në favor të saj. E vërteta u mbyt në Otranto.

Ajo që u pa ishte një reklamë e shpifur, për një qeverisje të përfshirë në dhjetra skandale dhe që, në vend të nxisë drejtësinë të sqarojë përgjësinë e anëtarëve të kabinetit, ushtron presion për mbylljen e çështjeve, në vend që të mbajë përgjegjësi akuzon opozitën, shpërndan tym në media duke iu shmangur kështu përgjegjësisë politike dhe ligjore. Me siguri që, nëse do të ishte kapur qeveria italiane në një skandal si ai i Unazës së Re, Porta a Porta nuk do t’i bënte makiazhin.

Nëse do të kishin dalë copa përgjimesh për blerje vote nga funksionarë të lartë në bashkëpunim me bandat kriminale, Porta a Porta nuk do pranonte Kryeministrin të fliste për pushtet legjitim. Në Itali filtri funksionon, suksesi vazhdon edhe pas 23 vjetësh. Të humburit e vetëm mbeten shqiptarët. Ndjekja e lajmeve dhe gjetja e të vërtetës tek Rai ka qenë një zakon që nga diktatura. Nga dje ky do të bëhet një zakon i humbur./Dosja.al/

Rama në Rai: ‘Nuk është revoltë e popullit, por e pallatit të politikës

9 Comments

  1. Po mer kar po. Defekti me i madh i Lulushit eshte qe nuk ka kauze. Humbi zgjedhjet, eshte humbes i keq dhe tani perpiqet te ngreje furtune ne gote.
    KAQ. Ky eshte shkaku qe cdo diskutim qofte ne Itali e kudo gjetke Lulushi e ka te humbur.

  2. Karaduzit te paemer qe fsihet si mi, mund ti thuhet se eshte me mire te jesh karaduz ( edhe pse Berisha nuk eshte) se sa nje doç i felliqur tradhetare i pa bese, i pa bure si qenefi edver! Njesoj si ky kerma i paemer!

  3. Karaduzit te paemer qe fsihet si mi, mund ti thuhet se eshte me mire te jesh karaduz ( edhe pse Berisha nuk eshte) se sa nje doç i felliqur tradhetare i pa bese, i pa bure si qenefi edver! Ne fund te fundi, njesoj si ky kerma i paemer!

  4. Na qenkan prekur soji sektist i qelbesirave per kllounaten e mashtruesit ne RAI UNO. Me ate te shkuar me urgjence, e me ate monolog si fashist kunder opozites, ky bastard i semure megalloman, tregoi friken, pa sigurine qe ka ne pushtet, por dhe friken se neser, kur ti dale maskarada e bemave te kete nje alibi a strofull qe te fshihet. Kjo eshte e sigurte. Nje KM kur situata nuk eshte e deshiruar, politiken, sqarimin, e vendosjen e rregoullave demokratike e ben ne seline e tije, e brenda partise, andaj ce shtyu qe te shkoi urgjent ne Itali, e te qahesh atje, kur ky,, thote qe eshte i sigurte qe fiton ne zgjedhje, Ky thote qe jam mazhorance, Po ato qe protestojne me mijera e qindra mijera c;fare jane. Keshtu qe, ky idiot i yne, apo i tuaji, eshte ne sfazim e duhet qe te vihet mbi shina. E mbushi kupen me ironra, bejte e kllounata, por edhe perbuzia tashme po i del nga hundet, e na kerko bisedime, e kush,,,,ky mashtrues qe nuk ka denjuar nje here te veteme ti degjoi opozitaret. Tashme eshte vone, barbari i popullit te vet, mgalloman i semure do shkoi me rreshqitje nga pushteti sepse nuk ploteson asnje kusht te jetes e mbarevajtjes se ketij populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu