• |
ide | kryesore

Video/ Juventus paralajmëron Atletico Madrid: 4-1 ndaj Udinese me rezerva

F1, Sport, Video



Juventus është shkatërrimtar në ndeshjen hapëse të javës së 27 të Serie A, duke fiksuar një 4-1 bindës ndaj Udinese, pavarësisht një turnover total të aplikuar nga Allegri. Pa Cristiano Ronaldo, pushim në pritje të Champions, skenën e rrëmben 19 vjecari Moise Kean me një dygolësh në minutën e 11′ e 39′, penalltinë e fituar dhe numra zbavitës për tifozët në Allianz Stadium.

Sulmuesi është lojtari i ndeshjes për bardhezinjtë dhe statistikat janë impresiunuese për djaloshin: në ndeshjen jubilare, e 200 për bardhezinjtë në Stadium, që nga inaugurimi në 2011/12, Kean fiksoi dygolëshin e parë me fanellën bardhezi, duke u treguar vendimtar në suksesin e 159 për bardhezinjtë dhe duke u bërë (19 vjec, 8 ditë) lojtari më i ri i kampionëve të Italisë që shënon dy gola në një ndeshje të kampionatit, që nga Giuseppe Galderisi (18 vjec, 329 ditë) në shkurt 1982. Kean ka realizuar 3 gola në dy ndeshje si titullar me bardhezinjtë në këtë sezon, duke u bërë shënuesi i 16 i Juventus në këtë Serie A (askush nuk ka shënuar me më shumë lojtarë).

Me mendjen në ndeshjen e kthimit kundër Atleticos, ku duhen rikuperuar dy gola, Juventus dha sinjalin e duhur. Bardhezinjtë kanë shënuar të paktën tre gola në katër ndeshje radhazi në shtëpi në Serie A dhe kjo është e dhëna e duhur për të shpresuar kualifikimin në Champions. Një tjetër e dhënë pozitive për Allegri është edhe rendimenti i Emre Can. Mesfushori nuk shënonte në dy ndeshje radhazi të kampionatit që nga nëntori 2016, në Premier League me fanellën e Liverpool.

Udinese, me golin e Lasagna, rigjeti rrjetën në transfertë në Serie A, që i mungonte që nga nëntori kundër Empoli, duke ndërprerë një thatësirë prej 543 minutash. Nuk e ndihmoi Udinese të bënte më mirë edhe fakti që për herë të parë në këtë kampionat në formacion nuk kishte asnjë italian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *