• |
ide | kryesore

Psg, Neymar nën hetim nga Uefa

Sport



Probleme të tjera për Neymar, sikur të mos mjaftonte dëmtimi që vazhdon ta mbajë jashtë fushave të lojës. Braziliani i PSG duhet të përballet tani me një hetim disiplinor nga Uefa, për kritikat e forta drejtuar arbitrimit, pas eleminimit të Psg në 1/8 e Champions League përballë Manchester United. “Eshtë një turp – kishte thënë braziliani në rrjetet sociale pas ndeshjes -. Vendosin edhe katër persona që nuk kuptojnë fare nga futbolli, të shohin një aksion me replay…”.

Sulmuesi i Paris Saint Germain, që nuk luan nga janari për shkak të dëmtimit në këmbë, tani rrezikon gjobë ose një skualifikim për ta kryer në sezonin e ardhshëm europian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *