• |
ide | kryesore

DETAJE TE REJA/ Kush është personi që u vra duke bërë vrap te Liqeni Artificial

Lajme, Të fundit



Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune pranë kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë. Burime zyrtare thonë se viktima është H.B nga Mallakastra, 62 vjeç.

Policia ka dhënë pak detaje lidhur mbi ngjarjen, ndërkohë që mësohet se viktima është qëlluar duke vrapuar me të birin. Balkan Web raporton se një nga autorët e dyshuar, mendohet të jetë një person me inicialet I.H, nga Fieri.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se autorët kanë qenë 2 persona që janë larguar me motor në drejtim të lagjes së Saukut. Për momentin nuk bëhen të ditur shumë informacione, ndërkohë ambulanca dhe forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. 

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *