• |
ide | kryesore

E kritikuan për shpenzimet, Alketa reagon : Nuk jemi në komunizëm

Paparazzi, Slider



Alketa Vejsiu ka postuar një foto nga e diela e saj ku shkruan:

“E diel me flokët rrëmujë! S’ka më rehat! Ditë të bukur të gjithëve!”

Dhe pse fotoja dallohet për thjeshtësinë e një të diele, një ndër komentueset bëri një kritikë:

“Këto shpenzime që bëni ju, shiko se njerëzit po vuajnë për bukë, kontribuo dhe ti, s’ta dëgjojmë emrin askund për humanizëm.” Dhe kjo nuk mbeti pa një përgjigje nga Alketa.

“I bëj në heshtje bamirësitë unë. Lekët s’ja kam vjedhur askujt. Punoj e jetoj my ëay: do të thotë në mënyrën time. S’jetojmë në komunizëm ku të gjithë duhet të jemi të barabartë, jetojmë në kapitalizëm. Do të doja të kisha fuqinë që t’i bëja të gjithë të jetonin mirë, por s’e kam. Dielli është i të gjithëve, ndaj më lër po deshe të ngrohem në diell siç ma ka dëshira këtë të diel. Kam punuar boll gjatë javës dhe sot dua të çlodhem.”- ka përfunduar moderatorja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *