• |
ide | kryesore

E vërteta e procesit të Shkëlzen Berishës në Florida

Arkiva, Kryesore



Prej disa ditësh në mediat tona është rihapur tema e një procesi të zhvilluar në Florida, mes Shkëlzen Berishës dhe autorit amerikan të librit për Gërdecin Guy Lawson. Në fakt, për këtë gjyq që i biri i ish-kryeministrit e ka humbur që në dhjetor të vitit të shkuar (pra jo tani) ka pasur shumë dëshmi kontradiktore. Eksponentë të lartë socialistë e kanë shfrytëzuar këtë në mënyrë propagandistike duke thënë se gjykatat amerikane dëshmuan përfshirjen e Shkëlzenit në Gërdec, se kjo ishte një gur prove që procesi duhet hapur edhe në Tiranë (ku pavarësisht provave të shumta ai nuk u thirr asnjëherë në prokurori), se akuzat e bëra që nga mediat vendase e deri tek “New York Times” dhe “Rolling Stones” u vërtetuan.

Nga ana tjetër vetë Shkëlzen Berisha pretendon se ky proces tregoi se historia e përfshirjes së tij në trafikun e çmontimit të predhave dhe fishekëve ishte një mashtrim. Se ai nuk ka pasur asnjë kontakt me arkitektë e Gërdecit, se ai nuk ka pasur asnjë lidhje me të ndjerin Kosta Trebicka, i cili mbeti i vdekur disa muaj më vonë.

Lexo më tej:

Andi Bushati:Krimet e Berishës nuk shplajnë dot ato të Ramës

Po si qëndron e vërteta?

Si duhet lexuar ajo përtej interesit të palëve dhe mashtrimeve që bëjnë ato?

Historia është më e thjeshtë. Ajo sa nuk provon se i biri i kryeministrit ishte i përfshirë në katastrofën e gërdecit dhe as nuk e shfajëson atë. Ai qe thjesht një proces mes “sy peshkaqenit” dhe autorit të librit dhe shtëpisë botuese që botoi “Armët dhe çunat” të Guy Lawson.

Duke pretenduar se kishin shpifur për të, Shkëlzen Berisha i hodhi ata në verën e vitin 2017 në një gjykatë të Floridës, duke i kërkuar shumën marramendëse të 60 milionë USD për cenim të imazhit të vet.

Në dhjetor ai e humbi këtë proces dhe gjykata për këtë përdori një parim të njohur, faktin se Shkëlzen Berisha, si person publik, si bir politikani të lartë, ka një lloj mbrojtjeje më vulnerabël, sesa një qytetar i zakonshëm.

Gjykata përmendi ashtu edhe faktet se media vendase dhe ndërkombëtare e kishin përdorur emrin e tij publikisht, prandaj për këtë, nuk mund të fajësohej autori Guy Lawson dhe botuesi i tij.

Në vendin e lirisë së fjalës djali i Berishës e humbi betejën ligjore me shkrimtarin vepra e të cilit u bë edhe film në Hoollywod.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Shkoni në kinema, por mos kërkoni Shkëlzenin

Kjo është e vërteta.

Gjithçka tjetër edhe versioni i Shkëlzenit se ai doli më i pastër edhe ai i armiqve të tij se ky proces vërtetoi implikimin e tij në Gërdec, janë gënjeshtra.

Në Tiranë, dinë më shumë se kaq, ndërhyrjet e Shkëlzenit nëpër ministri për Gërdecin, telefonatat e tij të panumërta me aktorët kryesorë të kësaj afere, përfshirjen e miqve dhe të afërmve të tij në fabrikën e vdekjes, tashmë janë bërë publike. Por, procesi i Floridës, nuk është as një provë më shumë apo më pak për ti vërtetuar ose jo ato. 

©Lapsi.al



29 Comments

    1. shqiptar ti-ti je mut rus se bashku me bushatin ,ramen ,muq nanon,55 vite mut stalini e ende shqiptar ju qenkeni.

      1. Kjo eshte te kesh.. 100 dhe ti cash. LAPSI NA TREGON, SE SI ESHTE E VERTETA. Doni te dini te verteten!!!! E DI LAPSI.

    2. Donika Prela dhe Arta Marku e kaluan vetingun ishin te pastera akullore si dDako???? thotë:

      Oer te mbuluar skandalet e qeverise sot taulanti rrin e kujtohet per ato para 10 vjeteve..edhe ato duhen denuar por tralalanti duhet te pergjigjet per skandalet e qeverise se rpjedhjes?

  1. Eshte interesante qe filmi edhe pse bazohet tek libri nuk e permend fare kete pjese, edhe pse merret gjate me Shqiperine. Ketu ka vlere me shume deshmia e henrit se e diverolit dhe packout , sepse ai i kishte bere pazaret paraprakisht me shqiptaret. Ama ato tenderat e departamentit ishin dhe me keq se tenderat mavi.

  2. Ne mezi presim gjyqin ne Florida qe te na sqaroje cfare ndodhi ne Shqiperi…
    Asnje ne Shqiperi nuk e ka te qarte a eshte imlikuar Shkelzeni apo jo ?
    Ore gazetar … kaq budallenj i di shqiptaret ti ?

  3. bushat sillesh e sillesh dhe prap tregon vehten se je nushter stalini e negjmije si rama,ruqi,.ti e din edhe vet se siq ben 97,gerdecin,21 janarin te gjith sot kan poste ne ps,post morri nano,post morri rama.post morren e pallate delijorgji shok i rames.pikrisht ata qe ben 97 shtaten gjinushi,ceka,klosi etj u ben te mdhenj,polici qe qelloi me 21 janar u kryetar i ps.ti gazetar qenefi si baze,balla,mingjozi,nano,lubonja,dy nazarlot silleni ka silleni dhe ne qenef negjmije perfundoni ata rama shoku juaj kokainist ju pret.

  4. Shkelzeni e paska fituar gjygjin tani pret te mari dollaret,por vendimi nuk thote qe ky I fitoje keto parate,prandaj zen duro dhe do shohesh cfare do ndodhe pas o Zeni trim I agjentit te udb sali ram berisha

  5. Duke qene se dizinformimi i shqipreise esht epik, po perpiqem te japim disa fakte:

    1- Gjyqi ishte hapur per shpifje per ngjarjen, ndaj autorit- nuk ishte gjyq per fajesi ne ngjarje!
    2- Gjyqi vendosi qe parimi i fjales se lire per gazetaret kur perfshihen persona publike nuk te denon. Gjyqi mund te vazhdoje.
    3 -Ne gjyq “cunat” thane NEN BETIM qe cuni i sales eshte permendur kot. Gazetari eshte bazuar ne media psh tek gazeta tema dhe jo ne deshmite CUNAVE per te. Cunat deshmuan NEN BETIM.

    Dmth shkruan dikush nje pisllik, psh mero gelbaza , duke u bazuar ne te paverteta ( te paverifikuara) ne kaseta , Nje gazetar shikon ngjarjen ne USA dhe lexon keto pretendime ne mediat -KAZAN 😀 dhe e ben liber. Libri thote qe eshte bazuar ne nje ngjarje te vertete . Po brenda librit ka shume ngjarje te paverteta. Personi i prekur kerkon qe per keto ngjarje te paverteta te demshperblehet Gjykata verteton qe keto jane te paverteta por LIRIA E SHPREHJES E GAZETAREVE PER PERSONA PUBLIK NUK DENOHET!!!
    Tualeti Balla del dhe thote qe SPAKU do rihape gjyqin e gerdecit ???????

    Dizinformim pas dizonfirmimi.

    Lapsi ketu nuk ben gazetari por opinion. THJESHT DUHET T VENDOSE TEK RUBRIKA OPINION dhe jo gazetari lajmi

    Gjyqi popullor dhe turra e druve mungon per te djegur njerezit bazuar mbi SHPIFJE!!!!

    1. “Gjykata verteton qe keto jane te paverteta” – a na tregon pak se ku e vertetoi gjykata qe jane te paverteta? Sepse pak me siper po shkruaje se ky gjyq nuk ishte per te vertetesuar sa jane apo nuk jane te verteta duart me gjak te Shkelzenit. Pastaj ne shkruan qe gjykata e vertetoi si te pavertete?! Cila eshte?

  6. Gjyqin e ka hap zeni per me i kerku demshperblim. Po te ishte i implikuar pse duhet ta krruante ne nje gjykate amerikane.
    Seshte zeni i atij kalibri qe te meret me gun running. Thjesht e mbante delijorgji si zar. Delijorgji jepte lek gjithkund per tu duk i rendesishem.
    Gerdeci ishte veper e uqerve to kontraktuar nga pentagoni ata qe e xhiruan “ratesisht” nga kodrat e vores. Shqiptaret per pervec ponarit qe eshte nona e tregtise jashtligjshme te armeve nga shqiperia para dhe pas 90es, jane kot thjesht pasagjerene kte histori.

  7. Ah edhe nji gjo tjeter… te kjo ceshtje ska fajtore gjyqi esht mbyll, gjykata ka vlersu se zeni ska te drejte demshperblimi. Do jete goditur per te gjithe kostot e gjykimit!!!
    Por te gjithe deshmite faktet apo ca u tha ne kte gjyq jane te bllokuara dhe nuk mund te shihen nga askush nen urdhrin e gjykates deri tani. I vetmi qe di se ca eshte bo thene eshte zeni avokatet dhe lawson. Te gjith te tjeret tu fillu me meron apo ballen hajn mut kot

  8. E para e punës, ka kaq vite që abuzohet mediatikisht e politikisht për të bërë një lidhje artificiale midis aksidentit tragjik të Gërdecit, dhe trafikut të armëve ndërmjet Devirolit e Trebickës me pronarin e fabrikës së çmontimit të armëve, Deijorgjit, një biznesmen i lidhur në rrugë korruptive me Ramën.
    Shpërthimi i Gërdecit u hetua edhe nga specialistë të huaj të kriminalistikës, e u zbulua se ai ishte shkaktuar vetëm nga pakujdesia e një puntori që saldonte , kur sipërfaqja e tokës ishte e mbushur me barut deri në mbrendësi të fabrikës. Pra shpërthimi ndodhi nga një shkëndi e saldimit që ndezi barutin e shpërndarë pa kujdes edhe në tokë para fabrikës, e baruti në djegje shkoi deri në depot e armëve duke hedhur në erë predhat me mbushje shpërthyese.
    Sigurisht që edhe pse ishte një aksident banal që i mori jetën edhe shkaktarit, viktimat e shumta e detyruan drejtësinë që të arrestonte të gjithë ata që kishin përgjegjesinë për nënvlerësimin e sigurisë apo edhe të zyrtarëve e oficerëve ekspertë që kishin për detyrë kontrollin e sigurisë së kësaj fabrike.
    Hetimet vazhduan relativisht për një kohë të gjatë e gjykatat ndonëse dhanë vendimin për burgosjen e shumë personave, që nga pronari i fabrikës e deri tek drejtori i ministrisë së mbrojtjes Pinari apo oficerë që nuk e kishin kontrolluar sigurinë e kësaj fabrike.
    Është fakt se në asnjë vendim gjyqësor, nuk pati asnjë cilësim për “vrasje” për të arrestuarit, por përgjegjësi penale ,
    Kaq ishte historia e shpërthimit të Gërdecit.
    Ndërkaq, siç ndodh shpesh në Shqipëri, kjo ngjarje u shfrytëzua me akuzën politike se “Berisha vrau në Gërdec 26 veta” ??????
    Se përse i paskej shkrepur kryeministrit që të shkojë e të hedhë në erë një fabrikë të çmontimit të armëve stoqe të paranojakut Enver Hoxha, proçes ky i kërkuar nga NATO, këtë mund ta fantazojnë vetëm mendjet bizare enveriste.
    Doli një farë gazetaruci, e hodhi idenë se në tregëtinë e armëve që bën çdo shtet, qenka përzjerë i biri i kryeministrit, Shkëlzeni. E vetmja “dëshmi” e përzjerjes së tij, ishte një deklaratë e dyshimtë e Devirolit, një personazhi mafioz amerikan i ndëshkuar nga drejtësia e vendit të tij, paskej vënë re se në një takim të pazareve korruptive të tregëtisë së armëve, paskej qenë edhe një djalë i ri, që i ngjiste Shkëlzenit.
    E gjithë kjo histori konspirative me lajme bombastike mediatike se a ishte apo jo ai djali i ri Shkëlzeni, ka kaq vite që fillon e riaktivizohet, sa herë në Shqipëri ngjasin konflikte politike.
    Nuk është vënë në shënjestër të Ballës Shkëlzeni, vetëm për historinë e tregëtisë së armëve, Kjo histori është përsëritur edhe me një shpifje tjetër të pa vërtetuar asnjëherë me fakte, edhe për historinë e ÇEZ-it.
    Aksidenti i Gërdecit me çështjen tjetër të tregëtisë së dyshimtë të armëve, ndonëse është i lidhur me armët, nuk ka se pse të trajtohen si një çështje e vetme, por si dy çështje më vete.
    Mesa shoh këtu, nga ky lajm, është Shkëlzeni ai që ka hedhur në gjyq një gazetar amerikan që ka botuar një libër ku e akuzon ate pa asnjë fakt. Ai ka hedhur edhe Ballën në gjyq si mashtrues e ky është ndëshkuar nga gjykatat për shpifje.
    Balla jo pa qëllim, për gjyqin që është zhvilluar në Florida, nuk përmend faktin se është Shkëlzeni paditësi, por e rumbullakos çështjen si një gjyq për Gërdecin, ku gjyqet për aksidentin e Gërdecit janë mbyllur me kohë e nuk kishin asnjë lidhje me historitë e sajuara për të implikuar djalin e kryeministrit, në tregëtinë e armëve.

  9. Zeni hodhi ne gjyq autorin per shpifje.
    Gjykata nuk merret me faktin nese autori ka shpifur apo jo, sepse gjithsesi e drejta e fjales prevalon. Keshtu qe, ky vendim gjykate, nuk i jep te drejte autorit, por as edhe Zenit.

    Gerdeci eshte nje nga ato ceshtje ku drejtesia i ka ngelur borxh popullit. U trajtua si aksident industrial dhe nuk u trajtua fakti qe ky aksident erdhi si pasoje e makuterise se politikaneve kafshe. Ironikisht te pakten dy nga ta dalin ne proteste sot per nje Shqiperi te lire.

  10. Te verteten per gerdecin o dy mjekroshat e lapsit e di cdo shqiptar. Halli I ketij gjyqi ku kerkojhen 60 milione dollar eshte vazhdimi I serialit te Gerdecit. Sekseri me I madh I Shqiperise kujton se meqe ja futi amerikanve heren e pare me fisheket do ja fuste prape me gjyqe se kujton se edhe atje se e ka baba ne dore gjyqtarin….

    1. Ka komente idiote ktu po ky i joti mba flamur. Vazhdimi gerdecit??ja hudhu amerikonve me fisheke?? Sa lope e ushqyme me hashash duhet jesh qe te halucinosh te tilla gomarlleqe. Ikni ore palla se skishin ngel amerikonet ne dore te zenit me mor fishekete kalbet te hajvonit qe i thurret kenge 50vjet e tani na boni si demokrate prej 7 brezash. Na myten legenat e injorantet qe skan fun ne kte mut veni. Japin dhe men karrallojte, debila me internet.

  11. everteta eshte qe zeni absolutisht ka gisht ne gerdec dhe eshte promotori kryesor i saj u kruajt me fiq deti dhe ka per te shkuar ke vendi heret a vone keta C….arat qe mbrojne jane pjella te kurves serbi ose te zene me sigurims pasi mamate e tyre kane pastruar biografite llumi shume shpejt para drejtesise

  12. Me c’fare mban dyqanin e VIP Armina me breke,ku i gjeti parate?Vetem nje idiot si Shkullaku mund te shkruaje keshtu.Edhe me guaku ne Shqiperi e njeh Zenin ne Gerdec,vetem gjak rjedh ne duart e tij.Nuk ka gazete apo Balliu qe ta mbuloje kete mut qe nuk thahet kurre.Zeni kerkon 60 milione dollare se i eshte prishur reputacioni,ku e ka fuqine ky njeri qe te hape gjyq ne Florida,sa kushton avokati etj apo me breket e Armines i paguan.Shkullak shko atje nga ke dale,ngelesh nje vemje e shoqerise.

  13. O popull bythqir shqiptar merruni me kelyshat e komunistave qi e shkaterruan shqiperin ne themel e lejeni zenin rehat

  14. Zenit me turinin si kanil deti do ia thyjne xhomin e sahatit ne burg. Sali germuqi esht me nji kombe ne varr e prap del neper mitingje. Pse?

  15. Fabrikat e opinioneve te pista qe prodhojne kodoshet, qe nga viti91, vazhdojne e sajojne ngjarie e ndodhi sipas deshires se ketyre bijeve te kurvit, qe edhe pa ngjare fare, e bejne kopilin e ta lene ne dere, Ne te tera gjyqet, e ballafaqimet me kete person, ju ku qale i keni humbur, e do i humbeni, sepse ne tere llucin e kurdisjes se puceve tuaja jeni sfaciato, e hiperbolizues se genjeshtres, qe ta beni reale me potencialin politik e mediatik qe keni rrembyer me mafien tuaj, Ju keni makinerine e shpifjes me famekeqe, qe po merrni me qafe nje popull, me tere perfaqesimin e mashtrimit si brenda vendit, ashtu edhe ne arenen nderkombetare, sepse jeni eteri i me te keqes qe e ka mbuluar kete shtet, e popull. Me ju, e sa te jeni ju, keshtu do e mashtroni e perdhunoni kete popull, andaj u duhet vene drunja sa me pare qe te shpetojme nga mjerimi, por edhe nga pucet e manovrat e nenshtrimit.

  16. Per te mbrojtur zenin keta shpellare si xixa noci dhe shume te tjere ja gati te qihen ne bythe ti japin grate tja palloje Zeni,vetem figura e zenit si bythqire qe eshte te mos cenohet,pse u zhduk avokati qe Zeni shoqerohesh

    1. Ja llogjika rilindsit te hashashit..sharrje dhune dhe shkerdhime si te shefit psikopat njofin. Kushedi sa gezohet hajvani kur lexon ndyresite e papagajve me kurdisje.

  17. E mer kokpalare shkoni lexoni deshmine e diverolit botuar sot dhene ne gjykate se si sajoi lidhjet dhe perdori emrin e zenit per te perfituar dhe trembur kosten e shkrete te mos fliste. Shkoni hani mut me gjith ballen ne balle. ..apo spiptin njeri sot se ju kapi spirra nga meta.

  18. Është hedhur kaq shumë baltë mbi djalin e Berishës, Shkëlzenin nga mediat komuniste, vetëm me qëllim goditjen e të atit, sa duke mos e njohur drejtë për drejtë, është krijuar përshtypja se ai është ndonjë “bandit mafioz”.
    Mbrëmë pashë tek emisioni i Ylli Rakipit, “Të pa ekspozuarit” një intervistë të gjate me Shkëlzenin.
    Një djalë inteligjent, dinjitoz e me një pjekuri që nuk e kanë as 80% e deputetëve të parlamentit aktual monist.
    Tao Palla, që ngrefoset si numuri dy i PS, qoftë nga pamja si debil e qoftë nga retorika prej injoranti, krahasuar me Shkëlzenin, duket njëlloj si të krahasosh zhabën me luanin.
    Pa u zgjatur më tutje për historitë abuzive të përgojimit të Shkëlzenit që ka mbi 10 vjet që tiren nëpër mediat ramiste për te, ai i hodhi poshtë të gjitha shpifjet që e lidhnin me Gërdecin, vetëm me një fakt të vetëm, të dokumentuar.
    Ka qenë Diveroli, një kantrabandist amerikan armësh i dënuar nga gjykatat, që pati shpifur para 10 vjetësh se gjoja në pazaret që kishte bërë ai me Delijorgjin për tregëti armësh, paskej qenë edhe Shkëlzeni.
    Në rihapjen e gjyqit me Diverolin vitin e kaluar, ai ka deklaruar në gjyq se ka gënjyer se në pazaret ka marë pjesë edhe Shkëlzeni. Pra të vetmen dëshmi të reme me të cilën është sulmuar Shkëlzeni për dhjetë vjet rrjesht, vetë “dëshmitari” Diverol tashmë e ka hedhur poshtë.
    Ishte kjo arsyeja që Shkëlzeni me avokatët e tij, hapi një gjyq në Florida, kundër gazetarit amerikan Lawson që kishte akuzuar Shkëlzenin publikisht duke shkruajtur edhe një libër mbi bazën e dëshmive të reme.
    Nuk është aspak e vërtetë ajo që shkruhet këtu se Shkëlzeni “e humbi” gjyqin.
    Ka një ligj në drejtësinë amerikane, që edhe nëse vërtetohet që ndonjë gazetar ka shkruajtur akuza të pa vërteta ndaj ndonjë personi publik (Shkëlzeni duke qenë bir i një kryeministri cilësohet si njeri publik), ndaj gazetarit nuk ndërmeren ndëshkime penale.
    Shkëlzeni deklaroi mbrëmë se nga ajo gjykatë lokale e Floridës, avokatët e tij e kanë apeluar çështjen në një gjykatë më të lartë.
    Ndërkaq Shkëlzeni bëri edhe një deklaratë interesante.
    Nga hetimi i burimeve të informacioneve të gazetarit Lawson, ka dalë se ai “të dhënat” për shkrimet e tij i paska marë në Tiranë edhe nga Erion Veliaj.
    Që Diverolit i kanë dalë gënjeshtrat e tij gjatë gjykimit, kjo tashmë eshtë e vërtetuar, por ja ku na doli edhe një emër i njohur për gënjeshtra në Shqipëri, gënjeshtari i “famshëm” Erion Veliaj.
    Se sa ka gënjyer e gënjen thuajse çdo ditë Lali Eri, kjo nuk është ndonjë gjë e re për publikun shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *