• |
ide | kryesore

Rrëzohet një avion në Maqedoni, ka viktima

Lajme, Të fundit



Një aeroplan i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar në Maqedoninë e Veriut, në lokalitetin e malit “Koka e Selanikut” në malet e Jakupicës.

Sipas njoftimeve të para, me këtë aeroplan po udhëtonte një familje, e cila ka humbur jetën nga fatkeqësia fatale.

Bëhet fjalë për një cift bashkëshortësh me dy fëmijë. Aeroplani ka qenë me regjistrim gjerman dhe po udhëtonte nga Ohri drejt Sofjes.

Mbetjet e tij janë gjetur në malet e Jakupicës, ndërsa MPB pritet të dal me detaje. Aeroplani është aksidentuar si pasojë e motit të keq dhe turbulencave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *