• |
ide | kryesore

VIDEO/ 13 viktima nga avioni që shpërtheu në pistë

Lajme, Të fundit

Të paktën 13 persona humbën jetën kur një avion rus shpërtheu në flakë teksa po bënte një ulje emergjence në aeroportin kryesor të Moskës. Mes viktimave ishte edhe një stjuardesë, e cila vdiq duke ndihmuar pasagjerët. Pamjet e publikuara tregojnë momentet kur avioni mes flakëve ulet në pistë, ndërkohë që pasagjerët shpejtojnë të largohen. Avioni i kompanisë Aeroflot kishte 78 persona në bord. Raportimet e para thonë se avioni sapo ishte nisur nga Moska në drejtim të Murmanskit në Arktik kur u detyrua të bënte uljen. Dyshimet e para janë se një defekt elektrik mund të ketë shkaktuar zjarrin teksa avioni ishte në ajër. Një dëshmitar tha për mediat: “Është një mrekulli që mbijetuam”.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu