• |
ide | kryesore

Aktorja e filmave Bond, Nadja Regin ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare

Paparazzi, Slider



Nadja Regin, e cila u shfaq në dy filma të James Bond-it, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e filmave 007 në Twitter, e cila shprehej:

“Ngushëllimet tona shkojnë për familjen në këtë kohë të veshtirë.”

Ne vitin 1963 aktorja ishte rekrutuar për të luajtur rolin e të dashurës së stacionit te bosit MI6, Alim Kerim Bey ne filmin me titull ‘From Russia with love.’ E lindur në Beograd të Serbisë, Regin filloi të aktronte në shtëpi dhe në Gjermani përpara se të zhvendosej në Mbretërinë e Bashkuar, në mes të viteve 1950-të. Ajo mori pjesë në disa filma britanikë përpara se të merrte rolin në filmin ‘From Russia ëith love’. Ne vitet ’70 Regin punoi për kompani si Rank Film dhe producentët e filmave horror, Hammer, duke përzgjedhur tekste filmash për produksion. Ajo së fundmi publikoi novelën e saj ‘The victims and the fools’ (në shqip: ‘Viktimat dhe budallenjtë’) me emrin e saj te plotë Nadja Poderegin. Libri përshkruan romancën midis një poeti idealizues dhe një kërcimtareje të bukur gjatë Luftës së Dytë Botërore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *