• |
ide | kryesore

Video/ Medalje e artë në shkëputje: Briken Calja shpallet nën-kampion i Europës në dy garësh

F1, Sport



Nën-kampion i Europës në dy garësh dhe medalje e artë në shtyrje për Briken Calja. Europiani i peshëngritjes në Batumi të Gjeorgjisë ka sjellë edhe medaljet e para për Shqipërinë, me Caljan që është detyruar të qendrojë vetëm pas bullgarit Andrec Bojidar, që vendosi me 345 kg në dygarësh një rekord të ri europian.

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja është rikonfirmuar kampion Europe në stilin e shkëputjes. 29-vjeçari arriti të ngrinte 156 kilogramë në kategorinë 73 kilogramë, por u detyrua të frenohej në 183 kg në shtytje. Në shkëputje, ku është edhe pika më e fortë e shtangistit, Calja kaloi me sukses provën e parë 152 kilogramë, ndërsa për t’u shpallur kampion nuk iu nevojit prova e tretë.

Në shtytje me 183 kg në provën e dytë, Calja u fut në një garë të fortë me bullgarin Bojidar, që në provën e dytë ngriti 187 kg, duke marrë vendin e parë në dygarësh. Kjo e detyroi Caljan të tentojë në provën e tretë 188 kg, pa mundur ta realizojë, duke e mbyllur dtgarëshin me 339 kg. Bojidar për të vendosur rekordin europian kaloi me sukses në provën e tretë 192 kg, duke e cuar totalin në 345 kg, pesë më tepër sa kishte deklaruar para garës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *