• |
ide | kryesore

Stuhi e fuqishme shiu në Rio de Janeiro, 10 të vdekur dhe djetra të plagosur

Planet



Qyteti i Rio de Janeiro-s është goditur që prej të hënës nga një stuhi e fuqishme shiu, që ka shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave dhe lëndimin e dhjetra të tjerëve.  Mes viktimave numërohen dy jetë të humbura nga e njëjta familje, një gjyshe 36-vjeçare dhe mbesa e saj 6 vjeç, të cilat janë mbytur nga balta që përpiu taksinë në të cilën po udhëtonin.

Sipas historikut të matjeve të kryera nga Instituti Meteorologjik i Rio-s, stuhia e këtyre ditëve rezulton të jetë më e keqja e 22 vjetëve të fundit. Përmbytja ka prekur zona të ndryshme në pjesën jugore të Rio-s, ku janë shënuar dëme të shumta në natyrë dhe në asetet e bizneseve.

Si pasojë e stuhisë, ka pësuar shembje edhe pista e biçikletave “Tim Maria”, e ndërtuar përgjatë lungomares “Avenida Niemeyer”, e inauguruar gjatë Olimpiadës së vitit 2016.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *