• |
ide | kryesore

Partizani po fiton titullin, pa bomber, me barazime e gola me pikatore

Sport



Një skuadër kampione është gjithnjë një formacion për tu respektuar pavarësisht gjithckaje: e kështu ndodh edhe me Partizanin, që ka krijuar diferencë 10 pikësh me ndjekësin më të afërt, është mbrojtja më e mirë e kampionatit, sulmi më produktiv i Superiores e skuadra me më shumë fitore, 18 në 31 javë. Deri këtu gjithcka është ok, por…sepse ka gjithnjë një por, kur luajnë me Partizanin kundërshtarët luajnë vërtetë me kryesuesin e kampionatit, por nuk i tremben një skuadre që dominon fushën dhe vret përballjet, për ta kuptuar mjafton të hedhësh një sy, treshes që i dha Luftëtari, barazimit në Krujë me skuadrën që luan për mbijetesë.

Ndoshta mungesa e një bomberi, të aftë të shkojë afër, ose të kalojë barrierën e 20 golave, por këto luhatje nuk i lejohen një skuadre kryesuese. Të kuqtë kanë fituar, në 18 suksese, 11 sfida me rezultat të ngushtë, ndërsa për ti shkuar më hollësisht 7 takime i kanë mbyllur me një gol, duke rrezikuar gjithnjë të befasohen në fund, si i ka ndodhur në pjesën dërrmuese të 8 barazimeve.

Sigurisht këto statistika Skënder Gegës e madje edhe tifozëve nuk i hyjnë fare në xhep, përsa kohë titulli po udhëton drejt kryeqytetit, për tu qepur në fanellën e kuqe pas 26 vjetësh, por pasi të dalë adrenalina e garës llogaritë do të bëhen dhe të gjithë do të donin të shihnin një skuadër vrastare, që të bind se mund ti fitojë ndeshjet, pa nisur akoma topi I parë…



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *