• |
ide | kryesore

Maurizio Pochettino, dy fjalime identike që nuk shmangën disfatën…po me Ajax?

Sport



Tottenham humbi 1-0 në fushën e Bournemouth pasditen e të shtunës, duke kompromentuar vendin e tretë në Premier League. Aktualisht Spurs kanë vetëm dy pikë më shumë se Chelsea i katërti, dhe katër më shumë se Arsenal i pestë, skuadra që do të luajnë të dielën. Gjithsesi kjo e sotmja ishte një paraqitje interesante e Tottenham që për 42′ minuta u detyrua të luante me 9 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Son dhe J. Foyth.

Trajneri i Spurs, Maurizio Pochettino kërkon përqendrim nga skuadra: “Luajtëm mirë në 40 minutat e para dhe krijuam raste, pa arritur të shënonim. Dihet që futbolli është i pamëshirshëm, dhe ata na shënuan në minutën e fundit. Gjithsesi duhet të ecim përpara. Jemi në vendin e tretë në kampionat dhe në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Fakti që kemi mbërritur deri këtu është shumë inkurajues. Kjo që ndodhi sot nuk do të na demoralizojë për ndeshjen ndaj Ajax. Ne duhet të jemi gati për sfidën e të mërkurës.”

Edhe përpara ndeshjes me Bournemouth, trajneri argjentinas kishte mbajtur një fjalim të ngjashëm me atë pas humbjes, duke prekur edhe Ajax. “Mendoj se i gjithë stafi e di që ky është momenti kyç i sezonit. Fakti që kemi mbërritur këtu është diçka fantastike, por tani janë etapat e fundit dhe më të vështirat. Por ne do të provojmë, duhet të kalojmë në një nivel tjetër dhe të fitojmë. Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Bournemouth, por të mërkurën ne kemi shansin e madh të arrijmë finalen e Champions. Ajax ka një avantazh tani dhe të gjithë thonë se është favoriti i madh, por ne do të provojmë të luajmë. Janë 90′ minuta dhe ne do të provojmë shanset tona.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *