• |
ide | kryesore

Akuza tronditëse për Neymar: një vajzë e denoncon për përdhunim

Sport



Nga Brazili vijnë akuza të rënda kunddrejt Neymar, i denoncuar për përdhunim nga një vajzë. Ashtu si bën të ditur ‘Globoesporte’, faktet lidhen me muajin e kaluar, në 15 maj, në Paris, kur viktima e pretenduar – e ftuar në kryeqytetin francez nga vetë sulmuesi i Psg – është takuar me lojtarin në një hotel. Neymar ka mbërritur në takim i dehur e, në një pikë, ka kryer “një raport seksual kundër vullnetit të viktimës”.

Vajza, e trembur, ka vendosur të presë kthimin në Brazil – që ndodhi në 17 maj – për të denoncuar atë që ndodhi. Nuk kanë të mbaruar problemet për O’Ney, që sapo ka humbur edhe shiritin e kapitenit të Selecao pas goditjes me shuplakë të një tifozi të Rennes, në shkallët e stadiumit, pas humbjes në finalen e Kupës së Francës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *