• |
ide | kryesore

Romë/ Shembet një pallat 3-katësh në periferi, mes të lënduarëve edhe kryekomunari me fëmijët

Planet



Një shpërthim shumë i fuqishëm ka rrënuar një pallat trekatësh në Rocca di Papa, një rrethinë e kryeqytetit italian, Romës. Nga raportimet e deritanishme të shtetit fqinj, mësohet se më së paku 9 persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve bën pjesë kryebashkiaku i qytetit, Emanuele Crestini dhe tre fëmijët e tij.

Shpërthimi ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, duke shkaktuar shembjen e një pjese të konsiderueshme të ndërtesës në afërsi të qendrës së Komunës.

Në vendngjarje kanë mbërritur rreth 118 forca zjarrfikëse, të cilat po vijojnë aksionin për gjetjen e të mbijetuarëve nën gërmadhat e pallatit.

 

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *