• |
ide | kryesore

Pesë gjykatës kamikazë, një provë më shumë se zgjedhjet duheshin bojkotuar

1, Ide



Të gjithë skeptikët që kanë pasur dyshime nëse opozita duhet të bojkotonte apo jo zgjedhjet lokale me Edi Ramën, sot e kanë marrë një përgjigje më shumë. Atë ia kanë dhënë pesë kamikazë të Kolegjit Zgjedhor që kanë mbi kokë kosën e reformës në drejtësi, njësoj si Arta Marku apo Donika Prela që nuk hetojnë dot narkotrafikantët që vjedhin vota.

Këta të pestë, Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, vendosën këtë të hënë se dekreti i Kreut të Shtetit për anullimin e 30 qershorit si datë zgjdhjesh është i pavlefshëm.

Por, më qesharak sesa vendimi që morën është mënyra si ata u përdorën për të mbërritur deri aty.

Pasi Ilir Meta plasi bombën e anullimit të zgjedhjeve, pasi dekreti i tij hyri në fuqi kur u botua në Fletoren zyrtare, Rilindjes që nuk tërhiqej nga zhvillimi i zgjedhjeve moniste, i duhej një shteg ligjor për të shpëtuar. Për këtë shërbeu partia pa anëtarë e famozit Idajet Beqiri. Ajo i bëri një kërkesë KQZ-së gjoja për tu ç’rregjistruar nga zgjedhjet pas dekretit presidencial. KQZ sipas planit i’a hodhi poshtë.

Dhe nga një përdorimsh Beqiri mori vlerë dy përdorimshe sepse iu drejtua Kolegjit Zgjedhor, në mënyrë që ti jepte mundësi Edi Ramës për t’u justifikuar se një gjykatë e hodhi poshtë moslejimin e zgjedhjeve.

Dhe ngjau pikërisht ashtu sikurse Lapsi.al e kishte parashikuar se do të ndodhte që në 13 qershor (lexo linkun poshtë).

Kulisat/ Tentativa e Ramës për të rrëzuar në Kolegjin Zgjedhor dekretin e presidentit

Pra, partiza e Beqirit i shërbeu kombit duke zgjidhur krizën më të madhe kushtetuese që ka kaluan ndonjëherë Shqipëria.

Ata pesë gjykatës, duke marrë përsipër të mos lejonin ç’rregjistrimin e “Unitetit…” nga gara i shpëtuan fytyrën dhe lundrimin në paligjshmëri Edi Ramës.

Për ata gjyqtarë nuk ka aspak rëndësi argumentimi juridik që kanë zgjedhur, i rëndësishëm është përdorimi politik. Sepse ata u bënë pjesë e një makinerie të skicuar në zyrën e kryeministrit, për mënyrën se si fushata do vazhdonte në mënyrë të paligjshme, se si KQZ do sillej si një bandë që interpretonte dekretet presidenciale, se si do futej në lojë Idajet Beqiri, se si shfaqen e tij do ta vazhdonte Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, për të mbyllur në fund historinë në Kolegjin Zgjedhor.

Pra, Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, nuk bënë asgjë më shumë sesa ajo që tha Edi Rama vetëm një minutë pasi u njoh me dekretin e Metës: ai është i pavlefshëm dhe presidenti duhet shkarkuar.

Në këtë kuptim, ata janë disa mjeranë që tremben për vendin e punës, me të cilët nuk ia vlen të merresh. Fabula e tyre ka rëndësi për tjetër gjë. Ajo ka rëndësi për të na dëshmuar se deri në ç’pikë e ka kapur për gryke shtetin Rilindja.

Parodia e Kolegjit Zgjedhor/ Meta s’ka të drejtë, në 30 qershor ka zgjedhje

Ndryshe pse PS do ta vazhdonte fushatën kur së paku formalisht dhe përkohësisht ajo ishte pezulluar me ligj pas dekretit të Metës? Ndryshe pse KQZ do të sillej aq politikisht duke u shtirur se ky dekret ishte i pavlefshëm? Ndryshe policia pse do të zbatonte urdhrat partiakë, se zgjedhjet do të zhvillohen me çdo çmim, pavarësisht nga rezervat e bashkive të drejtuara nga opozita?

Le të supozojmë për një moment se dekreti i Metës ishte antikushtetues dhe në tejkalim të kompetencave presidenciale. Le të supozojmë se ai mund të rrëzohej, jo ekskluzivisht nga gjykata kushtetuese që mungon, por nga kolegji apo gjykata administrative…

Por përsëri dalim tek pyetja: pse asnjë organizëm shtëtëror nuk priti qoftë dhe vendimin e këtyre gjykatave minore?

Përgjigja është e thjeshtë: se ato e dinin paraprakisht vendimin që do të merrej. Në ç’do autokraci nuk ka vend për surpriza.

Edhe Kolegji Zgjedhor i kësaj të hënë këtë vërtetoi. Ai dëshmoi se pushteti e ka shtrirë në arkivol shtetin.

Dhe qoftë edhe vetëm për këtë bojkoti i opozitës ishte tejet i vlefshëm. Për të na treguar se deri ku mund të zhyten duart në krim. Për të na bindur se si sillen banditët kur ua lë fushën bosh: njësoj si grabitësit me maska përpara kasafortave të hapura të një banke.

©Lapsi.al



37 Comments

  1. Bushat, më pëlqen lapsi yt dhe shumicën e shkrimeve i ke të sakta po këtu ja fute kot. Duhej që një gjykatë të jepte një vendim në lidhje me këtë lëmsh ku na futi presidenti hajdut e bashkëshort opozitarje dhe kryeministri hajdut qeveritar. Në mungesë të asaj kushtetuese, kolegji zgjedhor është i vetmi që mund të japë një vendim. Tani nëse ata gjyqtarë, që ti i përmend me emër si kërcënim, kanë dhënë një vendim të pambështetur në ligj atëherë duhen të dënohen. Por nëse 111vendimi i tyre tani i mban në fuqi zgjedhjet atëherë nuk ka më arsye

    1. O zoti i paemer, ceshtja nuk eshte te presidenti hajdut qe solli rilindjen ne pushtet apo te bashkeshortja e tij opozitare qe po e mban ne pushtet, ceshtja eshte pse pushteti nuk priti vendimin e kolegjit apo te gjykates administrative? Thjeshte fare, ata vazhduan me fushata me dhune me police me gaz per ti treguar anetareve te kolegjit qe vendimi duhet te ishte padiskutim ne favor te qeverise, dhe padyshim mesazhi u mor i qarte dhe vendimi u dha!

  2. Me mire qe ndodhi keshtu . Ky eshte nje motiv me shume qe e gjithe kasta e drejtesise duhet te largohet nga drejtimi i saj . Te gjithe keta prokurore dhe gjykates jane te korruptuar , te korruptuar deri ne ate fare feje saqe e vetmja zgjithje eshte largimi i tyre nga drejtesia . Jo se nuk e dinim me pare por tani e vertetuan katerciperishte qe keta gjobevenesa qe bejne luanin me fukarain , jane jepuri ndaj politikes dhe bejne lojen e pushtetit te radhes .
    A ndertohet demokracia ne nje vend me drejtesi te tille ???? JOOOO ! Dikur te gjitha gjyqet i fitonte Berisha &Co tani Rilindja & Co . Riberja edhe nje here e vetingut eshte e domosdoshme . Te largohen te gjithe pa perjashtim dhe te zevendesohen me te rinj e te reja qe kane mbaruar ne perendim dhe me ata qe kane maruar masterin ketu . Keta jane te pacenueshem dhe nuk mund te rikatohen kollaj por edhe shume te kontrollueshem nga ana financiare .

    Duke marre vendime te tilla kjo drejtesi e kalbur deri ne palce thjesht po i jep edhe pak oksigjen rilindasve me ne krie te gjatin tone .E degjuat te gjatin tone çfare tha ? Zgjedhjet do behen dhe pas zgjedhjeve do te ulemi ne bisedime . Ki i gjati ine kujton se duke bere zgjedhjet dhe duke fituar edhe ato pak bashki te djathta do ti jape mundesi vetes qe te fitoje perseri . Une them JO dhe jem i bindur plotesisht per kete . Nga berja dhe fitorja e ketyre zgjedhjeve ky thjesht rritet disi me ca vota(qe ne fund te fundit shumica jane militantet e tij sepse ata do te punesoje) por qe nuk i bejne fajde sepse tashme eshte i dale boje dhe i ka marre ferra uraten . Me berjen e ketyre zgjedhjeve ki i gjati ine e vulosi njehere e mire qe ne te ardhmen ai vete nuk do ta kaloi as neper mend te bojkotoje zgjedhjet , gje qe beri opozita e sotme ( qe per mendimin tim ishte e detyruar ta bente ) . Tatepjeta e te gjatit tone ka kohe qe ka filluar , ky thjesht me veprimet qe bene vetem sa i çjerr masken vetvetes dhe kesaj drejtesie qe vetem drejtesi nuk ka qene . Une them se nga te gjitha keto veoprime i fituar del populli dhe vendi yne . Opozites dhe veçanerisht Bashes dhe Kryemadhit i lind per detyre te bejne programin e tyre por mbi te gjitha te pregatisin ndryshimet ne sistemin ligjor dhe ate kushtetues . Nje gje eshte e sigurt zgjedhjet do perseriten sezben . Ndaç ne Tetor ,ndaç ne mars , ndaç ne tetorin e ardhshem te dyja palet e zgjedhjeve do behen .Problemi eshte ado vazhdoje keshtu apo do kete ndryshime rrenjesore . Nese do vazhdoje keshtu fitues eshte Rilindja dhe i gjati ine , nese do kete ndryshime atehere fitues eshte opozita e sotme . Gjithçka varet nga Basha dhe Kryemadhi .

  3. Pirth o Bushat pirth,kamikaz nuk jane ata 5 gjyqtare,kamikaz eshte presidenti qe dreqi e di pse vendosi te hedhe ne ere kushtetuten dhe institucionet duke u vetshpallur mbret me shpresen se do arrinte te fuste vendin ne kaos,por harroi qe jemi ne NATO dhe ia tredh koqet Amerika,harroje ti Bushat dhe kushdo tjeter qe mendon se mund te kete rrotacion politik me dhune!!!

    1. PO MIRE PRESIDENTI BERI KAMIKAZIN , TI , A E DO NJE GJYQESOR TE TILLE ?
      MOS E PROVOFSH SE ATEHERE DO TA KUPTOSH .

  4. Thjeshtë u gjet marifeti i ndyrë “ligjor”, alla Idajet Beqiri, për të ligjëruar votime një partiake.
    Më mirë se Idajeti, një enverist i thekur, këtë rol nuk mund ta luante askush tjetër.
    Është marrëzi pas kësaj që në Shqipëri do të zgjidhet ndonjë gjykatë kushtetuese që të marë vendime sipas një kushtetute demokratike.
    Ma ndihmën e Gjuzit e të Rudinës tani Rama do ts ndryshojë Kushtetutën e Shqipërinë e do ta kthejë në monarki absolute.Pronari i vetëm në Shqipëri do të jetë lartëgjatësia e tij, shoku Edver, nipi i Ahmet Zogut.

  5. KETA KRIMINELE DHE GJOBEVENESA TE DREJTESISE DUHEN VRARE DHE JO PUSHUAR NGA PUNA .
    LARGIMI I TE GJITHEVE ESHTE NJE MISION ME VETE . NJE VEND PA DREJTESI ESHTE SI NJE ANIJE PA TIMON DHE PA VELA .

  6. LAJM MORTOR
    Me hidherim te thelle, njoftojme miq e dashamires,brenda dhe jasht Shqiperise se:
    “Pas nje semundjeje te rende kronike
    AUTOKRACI KOMUNISTO-MONISTE,vdiq ne moshen 29 vjecare DEMOKRACIA SHQIPTARE “.
    Homazhet vazhdojne qe nga dt 21 deri 29 Qershor 2019 ne QV e KZV neper bashki e komuna ne te gjithe Shqiperine!
    NDERSA VARRIMI BEHET ME DT 30 QERSHOR 2019 NE K Q Z , e cila udhehiqet nga Don hajdut Edvin Ramos ne kryeqyqarin qytet TIRANALOA.

    Ju ftojme te gjithe Ju qe nuk keni lidhje me TIRANALOAN dhe nacional-socialistin fame keq Don Edvin Ramos dhe qe mendoni akoma se do vije nje dite qe s’do merreni per numer dhe do jeni te vleresuar, t’iu bashkangjituni HOMAZHEVE DHE KORTEZHIT PERFUNDIMTAR ME DT
    30. Q E R S H O R. 2 0 1 9
    ZOTI NA. SHPETOFTE. NGA. TE PAUDHET!!!

    Te juajt: “ LES MISERABLES “

    1. Me pelqen ironia jote , por hiqe ate emer se eshte turp .
      Jemi shume te vegjel , jemi shume pak per ndasi te tilla .
      Kesaj i thone te peshtyshe perpjete te bie ne fytyre te peshtyshe poshte te bie ne pjate .
      Behu me i ndergjegjshem , nuk e kemi kete lux per ndasira te tilla .

  7. E po seriozisht e keni ju më???
    Kujt guxonit ti thoni që Saliu do shpëtojë votën time ju më ???
    Herën e parë që un kam votu ka qenë 96 o çunaaaaa!!
    Po si sju vjen zor nga demokratët me tamam njiher? Kam njoft burra që jo kanë shpërnda lekë e miell po edhe janë ther me thika për PD…dhe jo kriminela po mësues gjuhe gjithë jetën njoni psh. Vetëm për ideal partie…që mos ti shihej më çehrja të kuqve në kët vend!
    Kurse ju kurva burra jo vetëm ja qisni bojën duke i shajt në gjithë Evropën po edhe doni me i shty me u vra me vëllezërit e tyre
    Vëllezër në gjak e në hall ….si ky hall i madh që na ka rënë në kokë të gjithëve 30 vjet rresht
    Unë them ti çojmë për lesh këta të dy njëherë ….se janë edhe të dhunshëm karafilat
    Kurse ai piktori pa merak se i merren këmbët vetë…

  8. Të gjithë flasin në emër të kushtetutës pretendojnë se e vërteta është tek ata po e vërteta duket e dielli me shoshë nuk mbulohet.Mjerë ata gjygjtarë e prokurorë të korruptuar që japin vendime ne të popullit të tyre për të ruajtur privilegjet e tyre që është kapur ç’do pushtet kjo po shihet i vetmi që po kundërshton në mënyrë institucionale është presidenti pasi opozita është jashtë institucioneve.Nëse dhe institucioni i presidentit bie ne dorë të qeverisë atëherë sitemi kthehet monopartiak.Socialistët duan ta fitojnë me ç’do kusht pushtetin lokal për të mbyllur shumë afera korruptive në tendera hipoteka kadastra etj.

  9. Ah po se harrova Lulin hahha
    Çun i mirë po s’është për atë punë….më mirë të shkoj ti bëj të fala Sandrit e të fillojë punë te Klani si Ben Blushi..

  10. Or te nderuer zoterinj politiksa dhe mediatiksa qe lpini ato bythe politiksash , populli shqiptar beson vetem tek fjalet dhe veprat e ambasades dhe institucioneve te aleatit gjigand te kombit shqiptar SHBA . Fjalet e politiksave dhe mediatiksave qe lepijne bythe politiksash shumica derrmuese e kombit shqiptar nuk i dhjet fare .Kete ceshtje e ka zgjidhur tashme forca e SHBA dhe e NATO . SHBA komandon boten demokratike dhe
    te shtetit ligjor or daku , nuk pjerdh per mendesite lokale ballkanase qe shartohen me arinj ruse .

  11. Madje kot sa u mblodhen
    Udheheqesi inë sipatrembur mund te na e tregonte edhe me Sms nese ky kolegj mundte ishte mbledhur ne ndonje kafe dhe te kishte vendosur te njejten gje.
    Te pakten na kursehej teatri, edhe me daten 26 ne vendimmarrje…

  12. Bushat, çdo dite e me shume po bindem qe je realisht MALINJ. Po pse ore injorant, mendoni se fisi juaj do na jape mend per 2 shekuj me radhe? Vegel qorre e nje bande rrugeçerish. Turp!

    1. IK OR KURVE
      EDHE SIKUR TE ISHIN TE TILLA JANE PORDH AGAI DHE JO LLOQE ZHULSI SI PUNA JOTE . TE QIFSHA RILINDJEN OR KURVE MAVI

  13. Si gjobvenes i perserit emrat e gjykatesve disa here, hahaha sa qesharak qe behesh ndonjehere Bushat.
    Sipas teje duhet te mbronin Liken sa her i ngrihet dhe ulet atij?! Dhe boll e quajte dekret, sepse ajo qe beri Likja (se nuk i them dot president) nuk ishte dekret por k..llik!
    Dhe me vjen keq qe ju ngeli shpata ngrehur ty e Lubonjes, Shkullakut e Zhejit se Luli i mbushi brekët ne “pelegrinazhin” e radhes.
    Hajt ikni tani se te dielen votojme! Perpara SPAK, BKH!!

  14. Edhe me mutin do behem vetem me Meten as ne hale te gomereve nuk vehte.Nje plehre qe pret plehraqxhiun.

  15. Nese keta gjyqtare jane kamikaze po Av. popullit cfare emri ka??? Super hajdute pervec kamikaze me 5 yje., vettingu do ua tregoje vendin Ballances( ishit tend) e gjithe maskarenjve sic ua ka treguar deri tani. Andi ik merr shtupen laj dyshemene, se te beri m..ne dhe kjo tjetra

  16. Andi me fal per vonesen,por kur lexova per 5 kamikazet e Rames mu kujtuan 5 kamikazet e Metes qe votuan 5me 0 ne gjykaten e Saliut dhe Hajdutin e beme president.Asgje te re nuk ketu vetem jane nderruar portat ,te pakten Rama akoma nuk ka dale ne video nga ndonje minister si ish ministri D.Prifti qe nxorri ZV.kryeministrin Meta duke vjedhur me defter ne dore.Turp s’ka me .,prandaj Bushat pena jote po i mbaron boja apo ka nderruar ngjyre se per mua I.Beqiri ja luan penxhin kesaj pune.”si Meta mbas kepuces” pak e ka ,ky birbo hajdut me gjithe gruan eshte pasqyra e Saliut hajdut .Do votoj vetem per I Beqirin.

    1. A nuk na thoni ju qejfllitë e Avdylajve e Rahjave ?
      Ja po themi se ky president është “hajdut”.
      Po a nuk ishte Rama me 74 petritat e tij deputetë socialistë që e zgjodhën këtë “hajdut” si president ?

  17. @@@b I Paemer .e ke gabim nuk jane 74 por 122 hajdute te gjithe.Monika shtro darke me kerpudha per Berishen dhe te nesermen KY Baba Taku na leronte “Sovrani foli” qe medemek Meta fitoi 5 me 0 dhe populli qe ishte Gjykata vendosi.Turpe qe perseriten pa care trapin Jam dakort qe hajdute nderruan karriket.

  18. Njera nga gjykateset e Metes ishte dhe gruaja e Ardian Fullanit,(Ish guvernator i bankes kombetare) qe korrte 20.000 usd /muaj.E gjith lufta e Metes eshte vjedhja,jepini ca pare dhe do te nderroje menjehere.

  19. Gjykata me 5 juriste morri vendimin qe morri.
    Une nuk e di nese ky vendim eshte i drejte apo i padrejte. Une nuk jam jurist e aq me pak specialist i se drejtes administrative.
    Andi Bushati qe ka mbaru per italisht dhe ben punen e anal istit merr persiper me na mbush mendjen qe gjykata e ka gabim. Anal isti Bushati nuk ia ka haberin ligjeve, ai as nuk lodhet per ndonje studim krahasimor.
    Jo, ai i thote llogjikes ik pirdhu, ben ca sparkata, ca pirueta dhe e mbyll me:
    Ho me a ju thashe. Rama eshte legen. Gjyqtaret jane legena. Arta Marku eshte legene. Zgjedhjet nuk duhet te behen.
    #media kazan

    1. I vetmi institucion që mund të interpretojë Kushtetutën, është Gjykata kushtetuese.
      Cilido tjetër që mer përsipër të interpretojë ligjet sipas orreksit të tij do të bjerrë se sbën në budallallëqe.
      Pyetja që duhet të shtrohet nga cilido shqiptar, në situatën që është krijuar, është kjo :
      Pamvarësisht se kush e ka fajin nga partitë politike e kush ka vepruar mirë apo keq, a duhet të zhvillohen zgjedhje vetëm me një parti, siç u bë në gati 5 dekada të kohës së qoftëlargut ?
      Është njëlloj sikur unë ti zgjas tjetrit një kokër mollë të kalbur e ti them :
      Mere këtë mollë e haje se tjetër nuk kam.
      Që molla e kësaj qeverie është e kalbur, mjafton të dëgjojë cilido shqiptar apo ndërkombëtar, bisedat me pazare të ndyra me gjithfarë banditësh ,me të cilat erdhi në pushtet kjo qeveri, që jo ta hash këtë mollë, por në gjithë Shqipërinë të ngrihen shqiptarët e tju hedhin surratit me tonelata mollë të kalbura organizatës kriminale të ripjelljes.

  20. Argumentimin më të saktë llogjik të marrëzisë që bëri Kolegji zgjedhor me vendimin e tij, e dëgjova ta bënte profesori i shquar i filllozofisë, z Artan Fuga.
    Ai shtroi pyetjen llogjike :
    Cila Gjykatë në botën demokratike mund ta ketë të drejtën e në cilin ligj, që kërkesën e një partie politike për të mos marë pjesë në zgjedhje ta kundërshtojë ?
    Edhe shqiptarët më naivë e kuptojnë se partiçka e “unitetit kombëtar me partinë e punës” me juristin mbrojtës të diktaturës , Idajet Beqirin, lëvizjen dinake e bëri pikërisht me bindjen që ky kolegj i trembur nga vetingu, do ta kundërshtonte kërkesën, e kjo sipas juristëve socialistë do të cilësohej si rrëzim i dekretit të presidentit, ashtu siç po bëhet.
    Një lojë e ndyrë juridike që kërkon të zëvëndësojë Gjykatën kushtetuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *