• |
ide | kryesore

Skënderbeu pret CAS me tetë lojtarë nën kontratë, katër rinovime e po aq largime

Sport



12 korriku është data më e rëndësishme për Skënderbeun, kohë kur do të mësojë se cfarë rezervon e ardhmja për bardhekuqtë, në momentin kur Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të shprehet në lidhje me dënimin 10 vjecar të aplikuar nga UEFA, në bazë të të cilit korcarët mbetën jashtë Europës edhe këtë vit. Klubi bardhekuq vetëm atëherë do të mund të dijë me siguri si do të veprojë, e deri atëherë, me qetësi e durim, drejtuesit e klubit kanë menduar të ruajnë status quo, duke bërë shumë konfirmime e pak largime,në organikën aktuale.

Tetë lojtarë janë ende nën kontratë dhe me përjashtim të Dejvi Bregut e Jorgo Pellumbit që kanë skuadra të interesuara dhe shitja e tyre mund të merret parasysh, për 6 të tjerët klubi duhet të qendrojë i qetë. Rinovimi I kontratës është aplikuar për portierin Teqja, qendërmbrojtësin Radas dhe mesfushorët Gjergji Muzaka e Bruno Dita. Pa llogaritur Orges Shehin, teknikun e dorëhequr, Skënderbeu ka larguar vetëm katër lojtarë, nga ata që nuk është se kanë lënë gjurmë, me përjashtim të Kristi Vangjelit, që ka firmosur për një aventurë të re. Lulaj, Kurti e Toskic janë të larguar, ndërsa nuk I është ofruar rinovimi ende Sibo dhe Pervan.

Për tu administruar është sigurisht edhe cështja e Enis Gavazajt, I rikthyer pas huazimit e për të cilin me siguri do të vendoset pas 12 korrikut. Deri atëherë korcarët qendrojnë në pritje, duke ruajtur një stabilitet, por vetëm pasi CAS të shprehet Skënderbeu do të vendosë për llojin e merkatos që do të bëjë klubi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *