• |
ide | kryesore

Djokovic fiton ndeshjen më të gjatë të historisë së Wimbledon: Federer dorëzohet pas 5 orë luftë

F1, Sport

Futet në histori, 14 korriku 2019. Wimbledon ka përjetuar finalen më të bukur, intensive e më të gjatën e të gjitha kohërave, në Slam-in e luajtur mbi bar. Pas 4 orë e 57 minutash betejë të paharrueshme Mbreti i Wimbledon nuk zbret nga froni. Novak Djokovic përsërit suksesin e 2018, për të pestën herë triumfon në barin e wimbledon e thyen ëndërrën e Roger Federer për të cuar në shtëpi suksesin e nëntë. E gjitha në një finale madhëstore, e një niveli të paimagjinueshëm e me cdo pikë fryt i veprimeve fenomenale në një ndeshje me intenistet të lartë. Federer provoi me gjithë klasin e botës, por përballë gjeti një kundërshtar të jashtëzakonshëm në kapacitetin për të mos lëshuar, deri në fitoren finale.

NDESHJA
Federer vuri në fushë gjithë klasin e tij në një set të parë në të cilin Djokovic u detyrua të luftojë për të mbetur në lojë në një fillim spektakolar, me veprime të mrekullueshme. Në fund Nole anulloi një break, duke e bërë të vetin 7-5, pas ekzaktësisht një ore lojë. Reagimi i Federer ishte i tmerrshëm: zvicerani është padron i fushës, Nole dhuron gjashtë gabime, duke i dhënë një dorë Federer ta mbyllë 6-1 në 25 minuta.

SFIDË TITANËSH
Federer vazhdoi presingun, deri edhe në ekzagjerim me topat e shkurtër në kërkim të veprimeve fituese. Por Djokovic nuk u dorëzua, duke u përgjigjur gjithnjë, ndaj kurtheve të mjeshtrit zviceran. Seti i tretë është i serbit me tie break pas 52 minutash 7-4, por kjo nuk e demoralizoi gati 38 vjecarin, që pas 2 orë e 20 mintash, gjeti forca për të barazuar 2-2 setet, me një 6-4 që e coi ndeshjen në finale.

FINALJA
Nole në Wimbledon ka humbur vetëm një herë në 9 në setine pestë: me Ancic në 2006. Por kundër Federer, edhe pse e kishte mundur në Londër në dy finale në dy të luajtur, asgjë nuk përjashtohet. Askush nuk heq dorë, askush nuk tërhiqet, aq sa shkohet në tie break, për të parin vit në historinë e Wimbledon, 12-12. E aty, në fund, Nole dominoi 7-3. Historia u shkrua. Kjo ndeshje nuk do të harrohet.

3 Comments

  1. Nder ndeshjet me te mira te Roger. Realisht nuk e kuptoj si humbi. Si mundesh te falesh 2 match point me sherbimet e tuja dhe te humbesh 3 tie brake ne te njejten menyre? Katastrofe! I jashtezakonshem mentaliteti i Novak, por cilesia e lojes ishte komplet e Roger.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu