• |
ide | kryesore

Shqiptari sheh këmbën e prerë në 97-ën në paketën e cigareve

Lapsi Leaks



Një shqiptar 60-vjeçar, me banim në lindje të Francës, tha se mbeti i befasuar kur zbuloi se një foto e këmbës së tij të prerë po përdorej në një paketë cigaresh si paralajmërim kundër tymosjes. Sipas BBC, shqiptari tha se fotoja po përdorej pa miratimin e tij.

Fotoja shfaqet në një paketë cigaresh me mesazhin: “Tymosja e duhanit bllokon arteriet”. Shqiptari, që jeton në Metz, tha se ai e ka humbur këmbën gjatë një shkëmbimi zjarri në vitin 1997 në Shqipëri. Avokati i tij ka kontaktuar Komisionin Europian për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.

Djali i shqiptarit e zbuloi foton teksa po blinte cigare në Luksemburg. Ai dalloi shenjat e djegieve. Avokati thotë se klienti i tij ndjehet i lënduar në dinjitet pasi paaftësia e tij është përdorur për një qëllim tjetër. Ai i ka shkruar spitalit për të zbuluar se si janë përdorur fotot. KE është kontaktuar pasi është përgjegjës për shpërndarjen e imazheve të tilla.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *