• |
ide | kryesore

Inter humbet në Singapor me United, Icardi relaksohet në Ibiza me Wanda Nara

Sport



Inter i Conte humbet miqësoren e parë në Azi, i ndari në shtëpi Icardi relaksohet me familjen në Ibiza e pret. Zikaltrit janë larguar nga Milano e Maurito, gati 11 mijë kilometra nga Singapori, ndjek i qetë pushimet dhe humbjen e të tijve. Në rrjetet sociale ish-kapiteni zikaltër ka publikuar fotot e pushimeve në ishullin Baleari: një përqafim me bashkëshortën-agjente Wanda Nara, një foto me të bijat Isabella e Francesca e një imazh i krejt familjes në pishinë, bashkë me tre fëmijët që Wanda ka patur me Maxi Lopez.

View this post on Instagram

?

A post shared by Μαυʀɸ Iϲαʀδι – MI9 (@mauroicardi) on

E ardhmja e argjentinasit, jashtë nga projekti teknik i Conte, mbetet akoma e mistershme. Juventus është zgjidhja më e mundshme, por pretendentët nuk e kanë me nxitim, gjë që nuk mund të thuhet për teknikun, që në konferencën për shtyp konfirmoi se pret që merkato në dalje të jetë produktive, për ta bërë të mundshëm sulmin për Romelu Lukaku.

View this post on Instagram

?

A post shared by Μαυʀɸ Iϲαʀδι – MI9 (@mauroicardi) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *