• |
ide | kryesore

Insigne mesazh të qartë Icardi: Napoli ëndërron titullin

Sport



Në pritje që Aurelio De Laurentiis të përfundojë goditjen e madhe në sulm, Lorenzo Insigne ka vënë pikat mbi i në skuadër. Ajo e kapitenit duket një mesazh më shumë se sa i qartë për Mauro Icardi, në thyerje totale me Interin dhe i lënë në rrugë. “Mendoj që është Napoli më i fortë ku kam luajtur– ka deklaruar për Sky talenti nga Fratamagiore – jemi duke u rritur të gjithë. Personalisht do të bëja ndonjë gol më shumë krahasuar me sezonin e kaluar për të ndihmuar skuadrën: duam të kurorëzojmë ëndrrën tonë të fitimit të titullit kampion dhe do ta provojmë deri në fund”.

Një ftesë për të bindur sulmuesin argjentinas të zgjedhë Napoli, duke qenë se tentacioni i parë për sulmuesin zikaltër është Juventus. Megjithatë, për të veshur fanellën e kaltër janë disa alternativa: “Kush vjen mes James, Pepe dhe Icardi? Janë të gjithë të mëdhenj, pra janë gjithnjë të mirëpritur, por nuk pritet nga ne lojtarët të vendoset se kush do të blihet. Shpresoj që, kushdo që të vijë, të ketë nivelin e duhur. Vitin e kaluar ka ardhur një kampion si Fabian Ruiz jemi një grup i madh dhe kjo është e rëndësishme. Ançeloti është duke bërë gjithçka për të na dhënë konceptet e tij: nevojitet të fitohet, ky është mendimi i skuadrës dhe i klubit që është duke kompletuar skuadrën për të bërë gjëra të mëdha”.

Në fund Insigne ka një koment edhe për Manolas, i ardhur nga Roma: “Më ka bërë një përshtypje shumë të madhe, është paraqitur mirë, është një djalë shumë i mirë dhe është vënë në dispozicion. Albiol sjell eksperiencë të madhe, por edhe Kostas ka shumë, pas gjithë këtyre viteve tek Roma dhe në kombëtare”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *