• |
ide | kryesore

Regjisori përkulet në skenë dhe e puth mes lotësh: Këtu kam “vdekur”, lë jetën për këtë vend

Lajme, Të fundit



Aktori dhe regjisori Edmond Budina, ka mundur të depërtojë në brendësi të godinës së Teatrit Kombëtar, së bashku me dhjetra protestues të tjerë që kapërcyen kordonin e vendosur nga Policia.

Budina i është drejtuar skenës, ku është përkulur dhe e ka puthur mes lotësh, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve që të vijnë në ndihmë të artistëve dhe të reshtohen në mbrojtjen e kulturës shqiptare. Artisti i mirënjohur theksoi se “ata që duan të shkatërrojnë këtë teatër kanë vetëm interesa”. “Do të filloj që nga të parët fare me të gjithë aktorët që kanë kaluar jetën por që nuk jetojnë më. Unë e putha këtë skenë sepse kam klaluar jetën dhe është kjo që më bën të hyj dhe të lë edhe jetën në këtë vend, por jo vetëm për mua. Kishte shumë kohë që nuk hyja në këtë Teatër ndaj edhe u përkula dhe e putha këtë skenë. Aty kam “vdekur”, dhe ajo erë që më erdhi në vitin 1979 më erdhi sërish…Të lutem mos e shkatërroni këtë teatër. Çdo njeri që ka marrë pjesë në këtë sallë për mendimin tim është një hero. Jam këtu si qytetar, prandaj i vlerësoj të gjithë qytetarët dhe jo vetëm artistët”, tha Budina.

Budina lëshoi edhe akuza të forta në drejtim të qeverisë së drejtuar, ndërsa falenderoi opozitën që iu bashkua qendresës së komunitetit të artistëve dhe të qytetareëve. “I them faleminderit opozitës që na mbështeti në këtë aksion. Tani ne duhet ta shembim diktaturën fashiste që ka pushtuar vendin. Opozita duhet të jetë në krye të kësaj lëvizje dhe ne duhet ta çlirojmë vendin nga kjo bandë kriminele”, u shpreh aktori.

Pas dy ore protestë, aktivistët në lëvizjen kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, arritën që të futen brenda në godinë.

Të pranishëm mes tyre janë ish-deputetë të Partisë Demokratike, si edhe kryedemokrati Lulzim Basha, që pak më parë ka postuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” foto nga ambientet e brendshme të Teatrit, ku duken të çmontuara disa nga pajisjet e godinës.

 



4 Comments

  1. Ju artistet keni vene ne sken edhe veprat e Kardares, ku eshte ky shkrimtari “ madhe” qe te flasi ne mbrojtjen tuaj dhe teatrit.

  2. Ky mondi kerkon popullin se nuk ka ku punon me ky leshko rregjizor,por populli do teater te ri modern,boll me keto pacavure teater

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *