• |
ide | kryesore

“Ka interesa mafioze te Teatri”, Budina: Policët më goditën kur nuk kishte kamera

Lajme, Të fundit



Aktori dhe regjisori i mirënjohur, Edmond Budina, një nga figurat më të spikatura në radhët e komunitetit të artistëve që po bëjnë qendrësë ndaj prishjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, ka shprehur revoltën e tij për çëshjten në fjalë në një intervistë në emisonin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa.

Budina ka deklaruar se projekti për ndërtimin e një Teatri të ri konsiston në interesa mafioze dhe afera të tmerreshme dhe se pushtetarët që synojnë zbatimin e tij “janë më kriminelë se të gjithë”. “Kjo i nxjerr zbuluar ata pushtetarë që ngulin këmbë, është një aferë e tmerrshme. Ka interesa mafioze aty, dhe për këtë jam i bindur. Ajo është një skenë e jashtëzakonshme, fajin e kanë ata që duan ta prishin, ata janë më kriminelë se të gjithë.”- është shprehur regjisori.

Aktori foli i tronditur mbi sulmin e ushtruar ndaj tij nga forcat policore, duke theksuar se është goditur në befasi, kur mungonin kamerat. “Kam qenë në vitin 1991  në protesta dhe ka pasur letra kërcënimi, por askush nuk ka vënë dorë. Sido të ishte, dorë nuk ka vënë njeri. Për çdonjërin nga ne ishin 3-4 policë. A thua se ne ishim trafikant droge, a ishim ata që merren me Toyota Yarisa ata që vjedhin paratë publike. Policët ndoqën në fakt një metodë të sofistikuar. Ne ishim 40 vetë gati, ndërsa ata ishin afër 200. Ishim shumë më pak. Ata përfituan se nuk kishte kamera dhe më goditën. Edhe gratë i kapën e i hodhën këtej sikur të ishin lecka. E gjitha kjo nuk u kap nga kamerat. Të të marrin në atë formë është e tmerrshme. Jam tronditur tej mase.

Regjisori ka shpjeguar më tej simbolikën e shfaqjes që do të vihet sot në skenën e TK-së, veprimtaria artistike e të cilit është ndërprerë prej rreth një viti e gjysmë, duke u zhvendosur përkohësisht tek “ArTurbina” deri në finalizimin e parashikuar të projektit për ndërtimin e një godine të rë. “Mbase mund të bëj edhe unë ndonjë shfaqje në skenë, do improvizoj. E rëndësishme është simbolika që ai teatër rizgjohet, frymëzon njerëzit të ndjehen të lirë. Është një propagandë e tërë, ka shumë njerëz që thonë ‘aty ka minj, kacabunj’, gati të thonë se aty do dalin edhe kuçedra. Jo, aty është një skenë, që funksiononte më së miri deri para një viti.

Budina ka hedhur poshtë arsyetimin e kryeministrit Edi Rama, të ministres së Kulturës, Elva Margariti dhe të kryebashkiakut të Tiranës, Erion  Veliaj, duke sjellë shembuj nga përvoja e tij në teatro të ngjashëm në Itali. “Unë kam luajtur në sallat më të bukura të Italisë. Askund nuk kam parë të shkatërrohen teatrot e vjetra, janë fiks si kjo e jona. Sigurisht që duhen disa teatro të reja, duhet një Teatër i ri Kombëtar i jashtëzakonshëm nëse ka mundësi të bëhet. Pse të mos i kemi edhe sot sallat që kishim në komunizëm. Pse duhet të shkatërrojmë këto salla që kemi? Tirana ka nevojë të shpërqendrohet në këtë drejtim, të jetë në shumë vende.



10 Comments

  1. O idiot ti je aktor apo Polic?! Ça karin te duhen ty aferat per teatrin o butak, po pate ndonje te dhënë shko ne prokurori, qenie të neveritshme, ti do dajak 3 herë ne ditë o ndyrësirë! Teatri do bëhet dhe s’ka pidh motre ta ndalojë ! Rrini aty po patët bythe dhe ta shikoni

    1. o tqifsha ropt ty o moterqire, po nese do e benin duke shemb shpine tende a do te interesonin ty keto? o tqifsha ropt se ti je nga ato kerma qe duan prape enverin deri sa te hyje brenda ne shpi tende a te qije ropt me kuc e me mac

  2. Mondo ke qene cun i mire .spo te rruhet fare per teatrin,a e di ti sa e rruan Rama per ty,me brisk lapsash.U bete loqe fare,askush nuk e rruan pervec gazetareve qe duan matetrial,apo shkulkari?

  3. Mondo ti maeriton te behesh hero i demokracise. Une propozoj te vendosim prane theatrit nje shtatore tende me dy gishta ngtitur si komet e Grides dhe Theatrit ti vihet emri “Edmod Budina”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *