• |
ide | kryesore

Rikthehet Justina Aliaj: Ju ulem në gjunjë! Mos e prishni Teatrin!

Lajme, Të fundit



Këngëtarja dhe aktorja e njohur shqiptare, Justina Aliaj, iu është bashkuar artistëve dhe qytetarëve, të cilët prej disa ditësh po protestojnë prishjen e Tetarit Kombëtar. Gjatë fjalës së saj, Aliaj u shpreh ndër të tjera se, është gati të ulet në gjunjë për shpëtimin e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Teatri Kombëtar për mua është i shenjtë, populli është i shenjtë dhe të gjithë ne luftojmë për një çështje të thjeshtë. Duhet me e qëndis, jo me e rrëzu. Është një detyrim mos me vdek pa e thënë fjalën tane. Nëse është e nevojshme me ju ul në gjunjë, unë ju ulem në gjunjë për Teatrin”, – deklaroi Justina Aliaj.



6 Comments

  1. Le te mos vazhdojme te jemi ende naiv e te besojme se mund te ulemi ne gjunje para krimineleve se te vjedhes eshte krim te varferosh ne ekstrem eshte krim dhe pastaj papritur e pakujtuar keta behen njerez qe njohin ligjin dhe kushtetuten. Keto jane naivitete. Keta kane shtetzuar dhe po shtetzojne ca ju del para. Jane thjesht ordinere. Ja kane shit shpirtin shejtanit me kohe.

  2. Lutju Mijallaq Luarasit, Jusuf Vrionit dhe Kadri Roshit, sepse teatri po prishet vetem per t’i bere qejfin atyre.

  3. po si mund te ulesh ne gjunje per nje mbeturine te amortizuar qe vetem teater nuk eshte. qe ska as karrike dhe ato palo aktore dalin shesin bileta se sju shkon njeri neper shfaqe. disa halabake qe me gjasme jane artiste mund ta politizojne ceshtjen qe te mbajne ate cope pune me ate cope rroge ne ate palo teater, por e verteta eshte qe duhet nje teater fringo i ri, bashkohor, me aktore te cilet nuk paguhen nga buxheti i shtetit por nepermjet projekteve sikunder ndodh me fjithe artistet ne mbare boten. une nuk dua te di nese e nderton Fusha apo Mali teatrin, por qe duhet me patjeter nje i ri kjo nuk diskutohet… mjafton tju them qe ne milano po prishin san siron vetem qe te kene nje stadium modern…

  4. Pse ti kujton se je si e gjithe bota. Pse ti kujton se nje futbollist ka me shume vlera se nje artist. Krahason Milanon me tiranistanin? Krahason Marlon Brandon me Ronaldon more koke top. Po nuk ke faj se ti sheh vetem leket. Eh more gjindje sklleverish. Kujton se tiranistani po beri nje teater te ri do behet Milano. Po ti edhe futbollin e ke dita e qiametit.

  5. Krimi dhe kriminelet e kane ulur shqiperine ne gjunje. Por qe nje shqiptar i mire ti ulet krimineleve ne gjunje eshte jo e denje. Ne gjunje une i ulem vetem Krijuesit. Vetem Zotit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *