• |
ide | kryesore

Ashley Graham, shtatëzënë për herë të parë (Foto)

Paparazzi, Slider



Ajo është një ndër modelet më të njohura, që i ka dhënë shumë industrisë së modës. Dhe tashmë, Ashley Graham do i japi jetë një fëmije.

Modelja dhe bashkëshorti i saj, Justin Ervin lajmëruan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, nëpërmjet postimeve në Instagram.

Ashley postoi një video të adhurueshme me partnerin e saj teksa zbulonin surprizën për përvjetorin e tyre të nëntë: barkun e rrumbullakosur!

“Si sot nëntë vjet më parë, u martova me dashurinë e jetës sime. Ka qenë udhëtimi më i bukur me personin më të preferuar në botë! Sot, ndihemi të bekuar, mirënjohës dhe emocionuar teksa festojmë me familjen tonë që po zgjerohet! Gëzuar përvjetorin Justin. Së shpejti, jeta do bëhet edhe më e mirë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *