• |
ide | kryesore

Dyshohet për dokumentacion të parregullt, policia bllokon lokalin e Kokëdhimës

Lajme, Të fundit

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dy ditë më parë në bregdetin shqiptar, ku Mihal Kokëdhima, 51-vjeç, dhunoi një grup turistësh spanjollë në një konflikt të përshkallëzuar, lokali i tij “Panorma” në Porto Palermo të Himarës, do i nënshtrohet verifikimit të dokumentacionit për ligjshmërinë e veprimtarisë sipërmarrëse.

Kokëdhima  ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë në gjyq ditën e hënë.

51-vjeçari, banues në Sarandë, ka kanosur fillimisht me fjalë turistët, që të pakënaqur nga shërbimi në lokal, kanë tentuar të largohen. Më tej, Kokëdhima ka dëmtuar mjetin e transportit privat të turistëve dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup, veçanërisht shtetases spanjolle me iniciale K.R.

7 Comments

  1. Si ka mundesi te jete i parregullte aty ka 20 dite ka fillu aksioni informalitetit nga ripjellka si nuk e kan pare apo kane ngren ndonje supe pa lek dhe e ken lene kete pleher qe te livadhis sikur detin ja ka lene prone babai. Godet vetem zonat ku shikon endrra ku palla i gjate🐙🕸🕷

  2. Tek terminator 2 keto qe ka bere mihallaqi i kane realizu me manekin qe kapej pas hekurave te makines. Mbase mihali mund te kete nje karierr ne hollywood si doubleman pas kesaj.

  3. Tani u kujtuat ? Eshte kurve e partise ky dhe nuk i ndodh asnje gje .
    Ky eshte oksigjeni i rames dhe i mavive , pa keta tipa rama vdes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu