• |
ide | kryesore

Dua Lipa, gati albumin e dytë

Paparazzi, Slider



Dua Lipa është në prag të lansimit të albumit të saj të dytë dhe gjatë një interviste të dhënë për “Vogue” ajo flet edhe për debutimin e saj në muzikë të cilën e bëri me këngën ‘New Love’.

“Ishte shumë më e lehtë për mua të shkruaj gjëra që më bënë të pakënaqur, sepse ato ishin gjëra që më kishin mbetur në mendje”, është shprehur këngëtarja me origjinë shqiptare.

Dua Lipa sapo ka mbushur 24 vjeç në gusht dhe premton që albumi i saj i dytë do të vijë më “konceptual” dhe më “i pjekur”. Tani jam në LA duke përfunduar këngët dhe jam vërtet e entuziazmuar. Kam një presion më tepër. Ndjehem sikur e njoh veten shumë më mirë. Unë e di se për çfarë dua të shkruaj, di të shpreh ndjenjat e mia. Unë e di se si të flas për gjërat dhe ta lejoj veten të jem e ndjeshme”, ishte përgjigja e Duas kur u pyet për albumin e ri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *