• |
ide | kryesore

Zemra e madhe e Morenos: “Ia dorëzoj Spanjën, nëse Luis Enrique dëshiron të kthehet”

Sport



“Jam gati të bëj një hap prapa nëse vendos të kthehet” këto janë fjalët e Roberto Moreno, tekniku i kombëtares spanjolle që nga qershori 2019, kur Luis Enrique vendosi të dorëhiqet për të qendruar pranë familjes si pasojë e problemeve personale. Në hipotezën në të cilën Luis Enrique duhet të kthehet të marrë rolin e trajnerit të Spanjës, tekniku aktual do të ishte i lumtur.

Qershorin e kaluar, për shkak të sëmundjes së vajzës së tij Xania, 9 vjec, që humbi jetën pak ditë më parë, Luis Enrique kishte vendosur të tërhiqej, duke i lënë vendin zëvendësit të tij në atë kohë, Moreno. “Është një situatë e freskët e duhet ta respektojmë. Nuk besoj se në këtë moment e ka cuar nëpër mend. – ka pranuar trajneri spanjoll – Duke e konsideruar Luis një mik e miqësia vjen para të gjithave në jetë, sepse në jetë pa të humb domethënien një person. Kështu që, nëse do të vendoste të kthehej do të isha i pari e më i lumturi të bëja një hap prapa e të kthehesha të punoja me të”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *