• |
ide | kryesore

Dj Khaled, baba për herë të dytë (Video)

Paparazzi, Slider



DJ Khaled ka zbuluar së fundmi se ai dhe partnerja e tij Nicole Tuck janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Ai ka shpërndarë një video në Instagram, ku shfaqet i emocionuar gjatë një vizite të partneres, teksa i tregon djalit të tij se do të bëhet me vëlla.

“Zoti është i madh. Gjithçka që kam dashur ndonjëherë është të inspiroj botën të jetë e mrekullueshme dhe të lë pas një trashëgimi. Thuajse tre vite më parë kur zbulova se mbretëresha ime po priste djalin tonë Asahd, e dija që jeta ime do ndryshonte përgjithmonë dhe që trashëgimia jonë ishte rrugës. Pas atij bekimi, lançova një prej albumeve të mi më të mirë (Grateful and Father of Asahd), i inspiruar nga ai. Atëherë kur mendoja se jeta nuk mund të ishte më mirë, mora një tjetër bekim. Mbretëresha ime do të shtojë trashëgiminë tonë. Ndihem i inspiruar më shumë se kurrë tani.”- ka shkruar Khaled.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *